Ka disa ditë që Brezovica po qëndron në terr

Brezovica ka mbetur pa energji elektrike. Qytetarë të cilët kanë shkuar për t`i kaluar ditët e vikendit atje, janë ankuar se po qëndrojnë në terr. Ndërsa, lexues të “Indeksonline” i janë drejtuar redaksisë, ku kanë treguar se kjo gjë po ndodhë qe disa ditë rresht. Redaksia ka kontaktuar me zyrtarë të KEDS-it për të […]
Brezovica ka mbetur pa energji elektrike. Qytetarë të cilët kanë shkuar për t`i kaluar ditët e vikendit atje, janë ankuar se po qëndrojnë në terr.
Ndërsa, lexues të “Indeksonline” i janë drejtuar redaksisë, ku kanë treguar se kjo gjë po ndodhë qe disa ditë rresht.
Redaksia ka kontaktuar me zyrtarë të KEDS-it për të marrë përgjigje lidhur me këtë ndodhi, por nuk ka arritur të ketë një të tillë.












