Janjiq porosit Beogradin: Mos e quani Kosovën shtet i vetëshpallur, apo krahinë serbe

Janjiq porosit Beogradin: Mos e quani Kosovën shtet i vetëshpallur, apo krahinë serbe

“Shumë mitologji ka hyrë në politikën serbe, e cila ka qëndruar në realitetin artificial të Kosovës”, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, duke shtuar se frikësohet që njohja e realitetit për Vuçiqin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, për çka do të mund ta humbasë pushtetin. Janjiq ka […]

“Shumë mitologji ka hyrë në politikën serbe, e cila ka qëndruar në realitetin artificial të Kosovës”, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, duke shtuar se frikësohet që njohja e realitetit për Vuçiqin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, për çka do të mund ta humbasë pushtetin.

Janjiq ka thënë se përcaktimi i Serbisë, se a do të shkojë në BE, apo kundër BE-së, është më i rëndësishëm se çështja e Kosovës.

“Kjo nënkupton njohjen e realitetit, që nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por kjo do të thotë pranimin e Kosovës në OKB, pa kundërshtim nga Serbia”, tha ai në televizionin “N1”.

Janjiq ka thënë se dialogu i brendshëm nuk është, siç ka thënë Marko Gjuriq, puna më e vështirë me të cilën vendi është ballafaquar në vitet e fundit, por ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së parë kornizë të Brukselit në vitin 2013.

Serbia, sipas tij, ende nuk e ka arritur pikën e çështjes më të rëndësishme shtetërore, e kjo është përcaktimi për të ardhmen, nëse do të shkojë në BE, apo kundër BE-së.

Vlerëson se kjo çështje është më e rëndësishme se çështja e Kosovës, dhe që përcakton fatin e kësaj qeverie dhe potencon se nga viti 2015 është në rritje retorika pro-ruse dhe anti-evropiane.

“Nëse doni në BE, duhet të ndryshoni retorikën aktuale – ‘(Rezoluta) 1244’, ‘i ashtuquajturi shtet i vetëshpallur’, ‘krahinë serbe’…  Duhet të thuhet: ‘ Të dashur qytetarë, ne jemi në vitin 2013, kemi  krijuar një kornizë për zgjerimin e sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin’”, tha Janjiq.

Problemi është, tha ai, se humë mitologji ka hyrë në një politikën serbe, e cila qëndroi në realitetin artificial të Kosovës. Janjiq druan se njohja e realitetit për Vuçiqin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, shkaku i së cilës ai mund ta humbasë pushtetin, përcjell Telegrafi.

“Njohja e realitetit, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës, por mos pengim për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo  do të thotë që, pa kundërshtimin e Serbisë, Kosova do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara”, tha ai.

“Vetëm atëherë do të funksiononte formula e ‘dy Gjermanive’, vetëm atëherë paguhen detyrimet tuaja ndaj Berlinit, dhe ky është minimumi që duhet ta bëni”, thotë ai.

Janjiq vlerëson se thirrja e Vuçiqit për dialog të brendshëm është rrugë e gabuar, sepse do të ketë një mobilizim të përgjithshëm etno-nacionalist dhe do t’u hapet hapësirë grupeve të ndryshme të interesit, të brendshme dhe të huaja, që të “bëjnë lojëra nëpër Serbi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?