Jakup Krasniqi në emër të Nismës u bën një ftesë partive politike

Jakup Krasniqi në emër të Nismës u bën një ftesë partive politike

Jakup Krasniqi në emër të Nismës për Kosovën ka ftuar krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, e kërcënimit, e shantazhit, e fyerjeve dhe nga çdo formë e kërcënimit apo e denigrimit të bashkëkombëseve. Ai ka shkruar në facebook se NISMA kërkon nga politikanët e rangut të […]

Jakup Krasniqi në emër të Nismës për Kosovën ka ftuar krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, e kërcënimit, e shantazhit, e fyerjeve dhe nga çdo formë e kërcënimit apo e denigrimit të bashkëkombëseve.

Ai ka shkruar në facebook se NISMA kërkon nga politikanët e rangut të “lartë” që opinionin t’ia prezantojnë vlerat e tyre politike, ideologjike, intelektuale, kulturore e kombëtare, përkushtimin e dashurinë për t’ju shërbyer njerëzve, por assesi ati t’ia prezantojnë forcën e muskujve, agresivitetin primitiv, gjuhën fyese, kërcënuese e denigruese. Këta të fundit është mirë që t’i drejtohen për ndihmë psikiatrit

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në facebook:

POLITIKANË – SHPALOSNI VIRTYTE NJERËZORE E JO AGRESIVITET … !

NISMA duhet të ndahet qartazi e pa ekuivokë nga politika e shurdhër që nuk ka veshë e sy t’i dëgjojë e ti shikoj drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim e as gojë që t’u flasë njerëzve për problemet e përditshmërisë se tyre haptas e çiltas.

NISMA se bashku me te edhe qytetarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika që nuk prodhon siguri e stabilitet, që nuk ka mendje e zemër që t’i shoh e ndjejë vështirësitë e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerë të këtij vendi.

NISMA i fton krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, e kërcënimit, e shantazhit, e fyerjeve dhe nga çdo formë e kërcënimit apo e denigrimit të bashkëkombëseve.

NISMA kërkon nga drejtuesit e partive politike që gjithçka që ia lejojnë vetvetes apo aktivistëve të partive të tyre, mos t’ua mohojnë as aktivistëve të partive të tjera?! Secili le të llogarit se çkado që i dhembë njërit, i dhembë edhe tjetrit. Në fund të fundit, “çka mbjell edhe e korrë”!

NISMA kërkon nga politikanët e rangut të “lartë” që opinionin t’ia prezantojnë vlerat e tyre politike, ideologjike, intelektuale, kulturore e kombëtare, përkushtimin e dashurinë për t’ju shërbyer njerëzve, por assesi ati t’ia prezantojnë forcën e muskujve, agresivitetin primitiv, gjuhën fyese, kërcënuese e denigruese. Këta të fundit është mirë që t’i drejtohen për ndihmë psikiatrit! Egocentristet askund dhe asnjëherë nuk kanë prezantuar e as prezantojnë vlera demokratike!

Njeriut tonë sot i duhet shumë edukim e hiq frustrim! Frustrimin na e la me shumicë e kaluara! E sotmja ia ka nevojën shumë, tepër shumë, gjuhës e mendjes së urtë njerëzore!

Pak më shumë kulturë në komunikim para opinionit ju lutëm!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?