Qeverisë i kërkohet ta shqyrtojë propozimin për pensionin e viktimave të luftës

Qeverisë i kërkohet ta shqyrtojë propozimin për pensionin e viktimave të luftës

  Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT) ka kërkuar që të caktohet shuma e pensionit personal në lartësi prej 250 euro për personat e dhunuar gjatë luftës. Kërkesa i është adresuar sot ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Kjo kategori e luftës është e vetmja që nuk gëzon pension […]

 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT) ka kërkuar që të caktohet shuma e pensionit personal në lartësi prej 250 euro për personat e dhunuar gjatë luftës.

Kërkesa i është adresuar sot ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Kjo kategori e luftës është e vetmja që nuk gëzon pension sikurse ka ndodhur me kategoritë tjera; invalid civil, familje të dëshmorëve.

“Zëri” ka siguruar një kopje të kësaj shkrese dërguar ministrit ku kërkohet që në mbledhjen Qeverisë që do të mbahet nesër të paraqitet dhe propozimi për caktimin e pensionit personal për personat e dhunuar gjatë luftës në lartësi prej 250.00 euro.

Gazeta ka kontaktuar me Feride Rushiti drejtoreshë ekzekutive e QKMRT-së e cila ka bërë të ditur se qëllimi i kërkesës ka të bëjë që ky propozim të aprovohet nga Qeveria dhe të vazhdohet me zbatimin e vendimit të qeverisë që të fillohet me procesin e njohjes dhe verifikimit të këtij statusi.

“Pas Vendimit të Qeverisë Nr.11/04 të datës 22.09.2017, për ndarjen e buxhetit në shumë prej 200,000.00 euro për procesin e njohjes dhe verifikimit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, tani duhet të caktohet shuma e pensionit personal për këtë kategori, në mënyrë që të fillohet me procesin e njohjes dhe verifikimit të këtij statusi. Prandaj kemi kërkuar nga ana e ministrit që të propozimi për caktimin e pensionit personal për personat e dhunuar gjatë luftës në lartësi prej 250.00 euro, të dal në mbledhjen e qeverisë”, ka thënë Rushiti.

Shumë gra në Kosovë viktima të luftës po përballen me gjendje të rëndë ekonomike në mungesë të përkrahjes institucionale.

Teksti i plotë i kërkesës:

I nderuari Ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica,

Pas Vendimit të Qeverisë Nr.11/04 të datës 22.09.2017, për ndarjen e buxhetit në shumë prej 200,000.00 EUR për procesin e njohjes dhe verifikimit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, tani duhet të caktohet shuma e pensionit personal për këtë kategori, në mënyrë që të fillohet me procesin e njohjes dhe verifikimit të këtij statusi.

Andaj kërkojmë nga ana e juaj që në Mbledhjen Qeverisë, e planifikuar për dt. 06.10.2017, të paraqitni propozimin për caktimin e pensionit personal për personat e dhunuar gjatë luftës në lartësi prej 250.00 EUR, në mënyrë që ky propozim të aprovohet nga Qeveria dhe të vazhdohet me zbatimin e Vendimit të Qeverisë të datës 22.09.2017.

Vetëm një shumë solide prej jo më pak se 250 EUR dot tju mundësoj të mbijetuarve të jetojnë një jetë sadopak dinjitoze dhe të mbulojnë shpenzimet ditore. Ju faleminderit për konsideratën dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,

Feride Rushiti Drejtoreshë Ekzekutive në QKRMT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?