Vuçiq ka një deklaratë për Kosovën në UNESCO, thumbon edhe Behgjet Pacollin

Kosova nuk kishte ndonjë shans për t’u pranuar në UNESCO dhe Interpol, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai njëherit ka shtuar se do të luftojnë për ruajtjen e kishave, manastireve dhe trashëgimisë kulturore. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit serb deklaroi se “natyrisht se kujdesi im ishte më i saktë se […]
Kosova nuk kishte ndonjë shans për t’u pranuar në UNESCO dhe Interpol, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai njëherit ka shtuar se do të luftojnë për ruajtjen e kishave, manastireve dhe trashëgimisë kulturore.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit serb deklaroi se “natyrisht se kujdesi im ishte më i saktë se pretendimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli”, i cili tha se Kosova i kishte votat e garantuara, transmeton Klan Kosova.












