Italia dëbon imamin kosovar të dyshuar për radikalizëm islam

Italia ka dëbuar nga vendi një imam kosovar, të fajësuar për rrezikim të sigurisë nacionale. Imami i moshës 39 vjeçare kishte rënë në sy me propagandën e tij radikale islamike, shkruan diepresse.at duke iu referuar lajmit nga agjencia italiane e lajmeve Ansa. Lajmin për dëbimin e tij e ka kumtuar sot Ministria e Brendshme e […]

Lajmin për dëbimin e tij e ka kumtuar sot Ministria e Brendshme e Italisë. Personi i dyshuar ishte me qëndrim në provincën e Lombardisë, në Lecco. Ai jetonte nga viti 2008 në Itali ndërsa kishte kërkuar një leje qëndrimi në Gjermani, ku synonte të punonte si imam në një qendër kulturore të atjeshme.

Por, autoritetet gjermane tashmë e kishin kthyer mbrapsht kosovarin, sapo ai kishte aterruar në Aeroportin e Këlnit, transmeton albinfo.ch. Arsyeja e dëbimit nga Gjermania ishte se ai ishte përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it, njofton policia italiane.

Një gjyqtare në Milano ndërkohë ka dënuar me tre vjet burg një sirian të akuzuar për përhapje të propagandës fundamentaliste. Ai qe arrestuar në vitin 2016, pak para se të udhëtonte për në Siri ku planifikonte t`i bashkohej ISIS-it.

Italia ka treguar një qëndrim rigoroz ndaj të dyshuarve për islamizëm ekstrem. Nga viti 2015 ajo ka dëbuar rreth 200 persona të kësaj kategorie

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?