A ishte fotografuar Hillary Clinton me Bin Laden’in?

Në rrjetet sociale në Rusi ishte shpërndarë një fotografi e Hillary Clinton me Osama Bin Laden, për të cilën pretendohej se është realizuar gjatë një vizite të Bin Ladenit në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Periskopi. BBC raporton se kjo fotografi e shpërndarë në rrjete sociale, është e rreme, meqë nuk ekziston asnjë dëshmi se ka […]
BBC raporton se kjo fotografi e shpërndarë në rrjete sociale, është e rreme, meqë nuk ekziston asnjë dëshmi se ka ndodhur një ngjarje e tillë e jashtëzakonshme.
Këto fotografi të cilat u përhapen nga llogaritë ruse në Twitter, u përmenden edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Kujtojuni këtyre fotografive fantastike, të habitshme se si u prit Bin Ladeni në Shtëpinë e Bardhë”, tha ajo.
E vërteta e asaj fotografie është se fotografia e Bin Ladenit ishte vendosur mbi një fotografi të muzikantit Shubhashish Mukherjee, me të cilin Clinton kishte pasur një takim më 2004.














