Ish-presidenti shqiptar sulmon ambasadorin amerikan për strukturat mafioze

Ish-presidenti shqiptar sulmon ambasadorin amerikan për strukturat mafioze

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu. Në një intervistë nga gazetari, Andrea Danglli për gazetën “TemA” ka thënë se “ambasadori Lu ka të dhënat e tij dhe ai vetë e di se si i ka nxjerrë këtë konkluzuion”, duke shtuar se strukturat mafioze nuk ekzistojnë në vend. “Ambasadori […]

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Në një intervistë nga gazetari, Andrea Danglli për gazetën “TemA” ka thënë se “ambasadori Lu ka të dhënat e tij dhe ai vetë e di se si i ka nxjerrë këtë konkluzuion”, duke shtuar se strukturat mafioze nuk ekzistojnë në vend.

“Ambasadori Donald Lu ka të dhënat e tij dhe ai e di vetë se si e ka nxjerrë këtë konkluzion.

Personalisht mendoj se ne vërtetë kemi krime apo familje të implikuara, por strukturë mafioze nuk besoj se ekziston në vend. Nëse e lemë gjendjen kështu siç është edhe mund të krijohet.

Fakti është që kemi grupe kriminale që merren me drogë, prostitucion apo kontrabandë dhe organet përkatëse duhet ta nxjerrin lakuriq problemin.

Gjithsesi unë e përshëndeta deklaratën e diplomatit amerikan pasi ai vuri në lëvizje politikën, drejtësinë dhe opinionin publik shqiptar.

Fjala e tij nuk duhet të shuhet apo anashkalohet pasi ne shqiptarët e kemi praktikë të themi “tre ditë dhe u harrua”.

Ndaj krimit apo veseve të reja në shoqëri duhet një luftë reale, pa pasur parasysh se kush është përfshirë dhe kush duhet ta paguajë”, ka thënë ish-presidenti.

Ndërkohë lidhur me çështjen “Tahiri”, ai thotë se shitja e makinës tek trafikantët dhe vigjilenca e munguar ndaj përhapjes së kanabisit që janë gabime të pranuara nga vetë deputeti, ngelin të papranueshme.

“Deri tani di që ai ka pranuar dy gabime publikisht të cilat në optikën time nuk janë të lehta. Qoftë çështja e “makinës” qoftë çështja e “vigjilencës së munguar ndaj përhapjes së kanabisit”. Se çfarë përgjegjësie ka, kjo duhet parë në vijim nga organet e drejtësisë.

Ne duhet t’i lemë institucionet të punojnë megjithëse ato nuk kanë dëshirë që të jenë të tilla.

Për fat të keq drejtësia është pleksur me politikën, prandaj dhe duhet reforma në drejtësi që i hap rrugë skanimit të atyre që do t’u ngarkohet në të ardhmen detyra e rëndësishme e të bërit drejtësi”, thotë Moisiu. /albeu.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?