Isa Mustafa thyen rregullat, ja me çfarë dokumenti voton (Foto)

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka bërë një gjest të habitshëm në momentin që ka shkuar për të votuar në qendrën e votimit. Ai në vend të ndonjë dokumenti të lejuar për votim, ka dhënë një dokument të Universitetit të Prishtinës. Mustafa e kreu obligiminm qytetar pa asnjë pengesë, shkruan Periskopi. KQZ thotë se dokumentet […]
Ai në vend të ndonjë dokumenti të lejuar për votim, ka dhënë një dokument të Universitetit të Prishtinës.
Mustafa e kreu obligiminm qytetar pa asnjë pengesë, shkruan Periskopi.
KQZ thotë se dokumentet e vlefshme për votim janë leternjoftimi i vlefshëm, pasaporta e vlefshme, dokumenti i udhëtimit, kartela e vlefshme e personave zhvendosur, kartela e refugjatit. Ndërkohë që një dokument i tillë që ka përdorur Isa Mustafa, nuk përmendet askund.
Sipas ligjit, nëse dikush do ta paraqiste ndonjë ankesë për këtë rast, do të ndëshkoheshin komisionerët, por si e tillë, nuk ndërmerret ndonjë gjë.
Komisionerët është dashur ta kthejnë, ndërsa vezhguesit dhe ata të OJQ-ve e kanë atë të drejtë ankesën./Periskopi/














