Isa Mustafa sërish për rezultatin e LDK’së: Fituam për…

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka cilësuar fitore të LDK-së rezultatin e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë. Mustafa thotë se partia e tij nuk i fitoi këto zgjedhje nga lavdërimi e as për t’u lavdëruar dhe se respekti ndaj qytetarëve kthehet me punë dhe përgjegjësi. “Prandaj çdo fitore e […]
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka cilësuar fitore të LDK-së rezultatin e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.
Mustafa thotë se partia e tij nuk i fitoi këto zgjedhje nga lavdërimi e as për t’u lavdëruar dhe se respekti ndaj qytetarëve kthehet me punë dhe përgjegjësi.
“Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu”, ka shkruar në Facebook, kreu i LDK-së.
Statusi i plotë:
LDK nuk fitoi në këto zgjedhje nga lavdërimi dhe as për tu lavdëruar. Respekti i qytetarëve kthehet me punë dhe me përgjegjësi. Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu.












