Isa Mustafa flet diçka për Prishtinën, kujton Q7’shin e tij dhe 70 dosjet që ka në Prokurori

Isa Mustafa flet diçka për Prishtinën, kujton Q7’shin e tij dhe 70 dosjet që ka në Prokurori

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se për një mandat Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë përveç propagandës duke shfrytëzuar shitjen e makinës Audi Q7, dhe 70 dosjet kundër tij që VV ka dërguar në Prokurori. “Shfrytëzimi i […]

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se për një mandat Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë përveç propagandës duke shfrytëzuar shitjen e makinës Audi Q7, dhe 70 dosjet kundër tij që VV ka dërguar në Prokurori.

“Shfrytëzimi i një makine Audi Q 7 nga Vetëvendosje për të bërë propagandë katër vjet rresht, dhe mbajtja e asaj makine në ballinat e mediave kosovare, “u shti, s’u shit; ankandi i parë, i dytë, i trete …, u shit më lirë sesa që është blerë…” , është fenomen i ri në propagandën postbolshevike”, ka shkruar Mustafa.

Ky është statusi i plotë i Mustafës:

Një mandat, me një Audi Q7 dhe 70 dosje

Propaganda definohet si informatë joobjektive, e cila përdoret para së gjithash për të influencuar një audiencë, për të shtyrë përpara një agjendë të caktuar, shpesh përmes prezantimit selektiv të fakteve dhe përmes gjuhës e cila zgjon emocione dhe jo sjellje racionale për informatën e prezantuar. Propaganda, pra, asocon me qasje manipulative.

Këtë më së miri e ka vërtetuar Revolucioni Bolshevik në Rusi e nacizmi në Gjermani.

Shfrytëzimi i një makine Audi Q 7 nga Vetëvendosje për të bërë propagandë katër vjet rresht, dhe mbajtja e asaj makine në ballinat e mediave kosovare, “u shti, s’u shit; ankandi i parë, i dytë, i trete …, u shit më lirë sesa që është blerë…” , është fenomen i ri në propagandën postbolshevike.

Katër vite trumbetuan për 70 dosje të dërguara në Prokurori të shtetit kundër qeverisjes së Isa Mustafës. Rezultoi, sipas Prokurorisë, se në ato dosje nuk është vërtetuar përgjegjësia ime. Por propaganda e bëri të veten.

Makina Audi Q 7 është një nga qindra makina të kategorisë së tillë ( Toyota, BMË, Mercedes….) që përdoren nga zyrtarë të lartë e të ulët në të gjitha institucionet e Kosovës, në agjensione dhe organizata të pavarura. Makina është një mjet pune, jo luksi. Blerja e asaj makine rezultoi nga nevoja që qitet jashtë përdorimi makina tjetër Taureg VË, gati e të njëjtës kategori, por që shpenzonte rreth 35 litra benzinë në 100 km.

Nuk besoj se Kryetari i ri i Prishtinës, Arban Abrashi do të merret me sajime të dosjeve dhe me propagandë. Me udhëtimet me jahte të Shpend Ahmetit, fluturimet e tij me aeroplan privat, të bizneseve që operojnë edhe në Prishtinë, për të përcjellë ndeshjet jashtë vendit; me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jo konkurruese (për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë qe 8 vite nëpër gjyqe). Se a janë, ashtu siç flitet, punësimet e rreth 500 militantëve me kontratë mbi veprën, korrupsion apo jo; se si është bërë shlyerja e borxheve të komunës për mallra dhe shërbime përmes përmbaruesve, dhe pse ka ndodhur kjo; se a është e drejtë që të sillen militantët partiak nga krejt Kosova e të punësohen në shkollat e Prishtinës, duke anashkaluar qytetarët e kësaj komune, e shumë e shumë të tjera.

Mendoj se këto janë çështje të institucioneve përgjegjëse, hetuesisë, prokurorisë, gjyqësisë, por edhe të mediave dhe shoqërisë civile.

Arban Abrashi është përcaktuar të realizojë projekte zhvillimore duke e respektuar ligjin. Ai, sigurisht, do të ndërpresë të gjitha procedurat joligjore në komunë, të cilat janë mbuluar me propagandë.

Me Arban Abrashin, qytetarët do të lirohen nga propaganda, por do të fitojnë në zhvillim të Prishtinës dhe në zgjidhjen e shumë kërkesave dhe problemeve të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?