Hykmete Bajrami demanton Haradinajn: Pyetjen ta kam dërguar para 25 ditëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është shfaqur e pakënaqur me lënien e seancës nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u justifikua me një takim që ka me delegacionin amerikan. Haradinaj, i cili para lënies tha se ministrat po ia dërgojnë pyetjet vetëm në 24 orët e fundit, tha se ajo pyetjen ia ka dërguar para […]
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është shfaqur e pakënaqur me lënien e seancës nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u justifikua me një takim që ka me delegacionin amerikan.
Haradinaj, i cili para lënies tha se ministrat po ia dërgojnë pyetjet vetëm në 24 orët e fundit, tha se ajo pyetjen ia ka dërguar para 25 ditëve dhe ende s’ka marrë përgjigje për këtë.
“Ai u justifiku që pyetjet po bëhen në 24 orët e fundit, por unë pyetjen e kam bërë qe 25 ditë. Duhet të jetë më fleksibil të rri këtu dhe të përgjigjet”, tha Bajrami. /Periskopi/












