Hungaria mbështet Kosovën në ndërtimin e stadiumeve olimpike

Shteti i Hungarisë do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e stadiumeve olimpike në Prizren e Drenas si dhe modernizimin e stadiumeve në Mitrovicë e Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli pas një takimi që ka pasur me homologun e tij hungarez Làszló Kövér. “Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe […]
Shteti i Hungarisë do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e stadiumeve olimpike në Prizren e Drenas si dhe modernizimin e stadiumeve në Mitrovicë e Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli pas një takimi që ka pasur me homologun e tij hungarez Làszló Kövér.
“Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë”.
“Këto dhe të tjera projekte në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, së shpejti do të vihen në jetë. Për këtë, si dhe për mundësitë tjera të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në Budapest pata kënaqësinë që të bisedoja në një takim të veçantë me homologun tim Làszló Kövér”.












