Humbi apo fitoi Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit

Humbi apo fitoi Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit

Mbaroi raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale. Gjysma e komunave të Kosovës shkuan në balotazh. Rezultatet e deritanishme u interpretuan thuaj në kor si fitore për Lidhjen Demokratike, dhe si humbje për Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket PDK-së, rënja ishte e pritshme dhe jobefasuese – dhe prandaj, kjo parti i shpëtoi një analize të mëtejmë. […]

Mbaroi raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale. Gjysma e komunave të Kosovës shkuan në balotazh. Rezultatet e deritanishme u interpretuan thuaj në kor si fitore për Lidhjen Demokratike, dhe si humbje për Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket PDK-së, rënja ishte e pritshme dhe jobefasuese – dhe prandaj, kjo parti i shpëtoi një analize të mëtejmë.

Reagimet e liderëve të partive në fjalë ndërkohë, janë mjaft simptomatike. LDK bëri festë dhe u kaplua nga euforia e fitores. Isë Mustafa u pa i buzëqeshur, gjë që ndodh mjaft rrallë në paraqitjet e tij publike. Kadri Veseli poashtu e interpretoi rezultatin e partisë së tij si fitore, por kjo nuk e befason askënd meqë secili është i mësuar me dellin festues të kësaj partie, pavarësisht rezultateve që marrin. Por, një reagim mosvet të çuditshëm e kishte Albin Kurti. Ai tha se rezultati i Vetëvendosjes nuk ishte i kënaqshëm, dhe se partia e tij duhej të bënte vetëkritikë dhe të shihte mangësitë në ligjërim.

Por simptoma të çkaje janë këto reagime? Në rend të parë, të dinamikës ligjërimore ose politikbërjes brenda partive politike. Kënaqja e LDK-së me një sukses pak-më-të-mirë, dëshmon se kjo parti nuk ka interes për ndryshime rrënjësore në vend. Një parti në reformim, siç pretendon të jetë kjo parti, do të duhej praktikisht të ishte më e rezervuar dhe hezituese për t’u marrë me qeverisjet komunale. Shtrirja ligjërimore e partisë, ose me një fjalë politikbërja, pa një përfshirje të rëndësishme në qendër, në qeveri, është krejtësisht e pamundshme. Kënaqja e PDK-së ndërkohë, është e sinqertë dhe e kuptueshme sepse kjo parti funksionalizohet përmes shtrirjes qorre të pushtetit gjithkund. Në komuna, universitete, shkolla e institucione tjera publike. Ndërkohë që pakënaqja e Vetëvendosjes, nuk është e sinqertë, dhe bëhet pikërisht për elementin qëndror që e karakterizon partinë: reformimin e mëtejmë në ligjërim.

Pse Vetëvendosje-s nuk i konvenonte të fitonte shumë komuna?

Në rend të parë, sepse Vetëvendosje angazhohet jo thjesht për ndryshime të vogla e të parëndësishme, por për ndryshime rrënjësore. I gjithë ligjërimi i saj – për të cilin flet Kurti – e prodhon imazhin e këtij tipi radikal të ndryshimit, i cili është i nevojshëm për shoqërinë dhe shtetin tonë. Fitorja në shumë komuna do të ishte një mbrapakthim i tmerrshëm për Lëvizjen që ai e udhëheq, sepse do të bënte një shtrirje të madhe ligjërimore, do t’i ofronte një pushtet lokal, që nuk do t’ia dilte të prekte rrënjët e problemeve të shoqërisë sonë. Lëvizjet që mësyjnë ndryshime radikale, angazhohen për ndryshime nga qendra – dhe kjo gjë është fare e thjeshtë për t’u kuptuar. Janë mëse evidente problemet e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, pikërisht në rrafshin ligjërimor, në mirëmbajtjen e idesë se kjo parti ofron diçka radikalisht ndryshe nga partitë e tjera. Prishtina, meqenëse është kryeqytet, dhe më e lidhur me qendrën, është më lehtë e administrueshme për të prodhuar imazhin e partisë. Por, imagjinoni sikur të fitoheshin shumë komuna gjithandej Kosovës?! Kjo do të krijonte mjaft probleme në mirëmbajtjen e këtij imazhi, dhe do t’i bënte njerëzit që i besojnë të pashpresë.

Nga ky pikëshikim strategjik, rezultati zgjedhor i Vetëvendosjes është mjaft i mirë. Fitorja eventuale në Prishtinë, Kamenicë e Prizren, vetëm sa do të rriste mundësitë për një qeverisje që do të jepte shpresë. Sa i përket deklaratës së Kurtit, ajo duhet kuptuar si çdo deklaratë tjetër, në kuadër të pozicionit politik. Në aspektin strategjik. Pra, është e pakuptimtë të mendohet se një politikan serioz i llojit të Kurtit mund të bëj deklarata të sinqerta e jopolitike. Kurti e ka të qartë rrugën përpara vetes. Dhe poashtu strategjinë. Qeverisja në ndonjë komunë nuk do t’i shërbente më mirë mospërlyerjes së zyrtarëve të Vetëvendosjes në afera korruptive, dhe se mbajtja si e pavërtetë e propagandës së PDK-së: “krejt njejtë”. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?