Hoyt Yee në Kosovë, takohet me Thaçin

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, ka filluar takimet e tij me zyrtarë të lartë të institucioneve vendore. I pari me të cilin ai u takua është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi është i mbyllur për media, derisa më vonë, Yee do ta takojë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe […]
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, ka filluar takimet e tij me zyrtarë të lartë të institucioneve vendore.
I pari me të cilin ai u takua është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi është i mbyllur për media, derisa më vonë, Yee do ta takojë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Yee vjen në Kosovë pas vizitës së djeshme që i bëri Serbisë. Edhe atje u takua me krerët shtetërorë.















