Hetuesit e gjejnë kokën e prerë të gazetares suedeze, e masakruar disa muaj më parë (Video/Foto)

Gjendet koka e prerë e një gazetare suedeze që mendohet se ishte vrarë në bordin e një nëndetëse të një shpikësi. Trupi i zhveshur, i pa kokë dhe i gjymtuar i 30-vjeçares Kim Wall u gjet në gusht, pasi ajo te nëndetësja e Peter Madsen për të intervestuar atë rreth punës së tij, raporton “Daily […]
Trupi i zhveshur, i pa kokë dhe i gjymtuar i 30-vjeçares Kim Wall u gjet në gusht, pasi ajo te nëndetësja e Peter Madsen për të intervestuar atë rreth punës së tij, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Hetuesit e policisë daneze dje gjetën kokën dhe këmbët e saj 12 metra thellë në brigjet e Kopenhagës, afër vendit ku u zbulua trupi i saj.
Ata gjithashtu gjetën çanta plastike të mbushura me pantallona të gjera të saj, çorapë dhe këpucë të peshuara me copa metalike dhe një thikë për t’i bërë ato të zhyten. Distinktivi i saj ende nuk është gjetur.
Jens Møller Jensen, Zyrtari i Policisë në Policinë e Kopenhagës, tha në një konferencë shtypi këtë mëngjes: “Ne gjetëm një këmbë. Një orë pas, një tjetër këmbë. Dhe menjëherë gjetëm një kokë që ishte në një thes më disa copa metali për ta bërë peshën më të rëndë që thesi të shkoj më thellë në ujë”.




Pjesët e trupit u konfirmuan të jenë të gazetarës Wall nga autopsia që u është bërë mbrëmë.
Shpikësi danez Peter Madsen është në pritje të gjyqit pasi u akuzua për vrasjen e gazetares suedeze.
ADN-ja e Wall’it u gjet në thonjtë, fytyrën dhe qafën e shpikësit Peter Madsen. Shkaku i vdekjes së gazetares ende nuk është bërë e ditur.
Trupi i Wall’it u gjet në brigjet e Kopenhagës më 21 gusht – dhjetë ditë pasi Madsen u arrestua. Madsen do të mbahet në paraburgim edhe për katër muaj derisa policia të gjejë fakte të tjera që lidhen me të./Periskopi/












