Hetimet për përfshirjen e Rusisë në fushatë: A do të rrëzohet Trumpi?

Hetimet për përfshirjen e Rusisë në fushatë: A do të rrëzohet Trumpi?

Hetimet për përfshirjen e Rusisë: A mund ta prekë Trumpin e gjithë kjo? Në ditën që Donald Trump e thirri James Comey-n, ish drejtorin e FBI-të, në darkë për t’i kërkuar lojalitet, një intervistë kyqe po ndodhte. George Papadopoulos, ish këshilltari për politikë të jashtme në fushatën e Trumpit, po pyetej lidhur me kontaktet që […]

Hetimet për përfshirjen e Rusisë: A mund ta prekë Trumpin e gjithë kjo?

Në ditën që Donald Trump e thirri James Comey-n, ish drejtorin e FBI-të, në darkë për t’i kërkuar lojalitet, një intervistë kyqe po ndodhte. George Papadopoulos, ish këshilltari për politikë të jashtme në fushatën e Trumpit, po pyetej lidhur me kontaktet që kishte pasur me një profesor të lidhur me Rusinë i cili kishte ofruar ‘fëlliqësitë’ e rivales së Trump, Hillary Clinton.

Papadopoulos kishte gënjyer në atë takim të 27 janarit, siç u zbulua dje, e hënë 30 tetor. Ai është personi i parë që përballet me akuza kriminale të lidhura me ndërveprimet mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Dhe, për më keq për Shtëpinë e Bardhë, padia kundër tij thotë që, pas arrestimit të tij në ajroportin ndërkombëtar të Dulles-it në korrik, ai “ishte takuar me qeverinë në shumë raste për të dhënë informacione lidhur me përgjigjjet që kishte dhënë” – gjë që tregon se ai ka ndërruar anë dhe tash po e ndihmon Robert Muellerin.

Preet Bharara, ish përfaqësuesi ligjor amerikan për distriktin jugor të New York-ut, që ishte pushuar nga Trumpi, kishte lëshuar një ‘tweet’ të këtillë: “Këshilluesi Special Mueller duket se ka një dëshmitar bashkëpunues, e ai është George Papadopoulos. Kjo është domethënëse. Vetëm koha do të tregojë sa domethënëse.”

Zbulimi erdhi në ditën që shefi i fushatës Paul Manafort dhe zëvendësi i tij Rick Gates ishin paditur poashtu me 12 akuza për konspiracion kundër Shteteve të Bashkuara, konspiracion për të shpëlarë para, dështimin për t’u regjistruar si agjent i huaj, akuzën për deklarime të rreme dhe mosraportimin e llogarive bankare.

Këto ishin veprimet e para publike që u ndërmorrën nga investigimet e zvarritra të Muellerit lidhur me lidhjet e mundshme të fushatës së Trumpit me Moskën. Edhe në kohët më të mira për një president të Shteteve të Bashkuara, një gjë e tillë do të ishte tepër dëmtuese. E për këtë president, kjo gjë mund të jetë vetëm fillimi.

Trumpi e bëri një përpjekje karakteristike për të që të ulë domethënjen e asaj që ndodhi, dhe për të devijuar vëmendjen tjetërkund. “Më vjen keq, por kjo është një vit më parë, para se Paul Manafort të ishte pjesë e fushatës së Trumpit,” – ‘cicëroi ai në Tweeter-in e tij. “Por pse nuk janë edhe demokratët dhe plaka Hillary në qendër të vëmendjes????”

Tre minuta më vonë, ai shtoi: “… dhe poashtu, nuk ka KURRFARË BASHKËPUNIMI TË FSHEHTË ME RUSINË!”

Është e vërtetë se padia ndaj Manafortit nuk e përmend Trumpin ose përfshirjen e Rusisë në fushatën elektorale. Por ato tregojnë që ai është akuzuar për lobim ilegal të jashtëm përmes një partie politike ukrainase e cila mban qëndrime të forta pro-ruse që nga viti 2005.

Qendra për Fondacionin Amerikan të Veprimit Progresiv shkruajti: “Përfshirja e shpëlarjes së parave tredon diçka shumë të rëndësishme: leverdia. Nëse partnerët e Manafortit të lidhur me Kremlinin ishin në dijeni për krimet e shpëlarjes së parave, kjo do t’iu jipte leverdi ndaj kreut të fushatës së Donald Trumpit.”

Dhe fakti është që, me aq shumë skelete që kërkëllisin në tavolinën e tij, që Manaforti u pranua të punonte për Trumpin sygjeron se fushata nuk e aplikoi tipin ‘e verifikimit ekstrem’ të cilin tash presidenti e mbron në lidhje me imigrantët në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e verifikuan Manafortin [nëse nuk bashkëpunuan me të]. Padia e bërë akuzon Manafortin dhe Gatesin se kishin grumbulluar dhjetëra-miliona dollarë përmes kompanive të huaja dhe llogarive bankare.

Manafort – shef fushate nga marsi deri në gusht të 2016-ës – ishte poashtu mes pjesëmarrësve në mbledhjen e qershorit në Trump Tower me një avokat që kishte lidhje me Kremlinin, gjë e cila ngriti dyshime për një koordinim të mundshëm mes fushatës dhe Moskës. Gatesi, për dallim nga Manaforti, kurrë nuk e la fushatën, dhe ishte në komitetin inaugurues dhe i ka bërë vizita Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Padia kundër Papadopoulosit ofron evidencë të fortë që Rusia ishte e përfshirë përmes fushatës së Trumpit në zgjedhjet amerikane. Administrata ndoshta do të thotë që Papadopoulos, që u deklarua i famshëm këtë muaj për deklarata të rreme ndaj agjentëve të FBI, luajti një rol të kufizuar në fushatë dhe nuk kishte akses të drejtpërdrejtë te Trumpi, siç kishte me figura tjera të errëta si Carter Page.

Por padia, e cila u lëshua të hënën, është e tmerrshme. “Papadopoulos i pengoi hetimet e FBI-së lidhur me ekzistencën e ndonjë lidhjeje ose koordinimi mes individësh të lidhur me fushatën dhe me përpjekjet e qeverisë Ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016,” – deklarohet aty.

Avokati i energjisë ndërkombëtare fillimisht iu tha hetuesve që profesori nuk ishte ‘asgjë, veç një burrë që fliste lidhje e për gjëra të ngjashme” kur në të vërtetë ai kishte kuptuar se profesori kishte “lidhje substanciale me zyrtarët e qeverisë ruse,” – thotë dokumenti.

Robert Mueller tha që Papadopoulos iu kishte thënë agjentëve të FBI se kishte mbajtur kontakte me një ‘profesor’ të paemër të jashtëm që pretendonte se kishte ‘fëlliqësi’ për të nominuarën e demokratëve Hillary Clinton në formën e ‘mijëra emaileve’, dhe që Papadopoulous pretendonte se këto kontakte ishin bërë para se t’i bashkohej fushatës së Trumpit. Sidoqoftë, Papadopoulos në fakt e ka takuar profesorën vetëm pasi ishte bërë pjesë e fushatës së Trumpit, sipas padisë.

Çështja e Manafortit nuk ishte aq e papritur pasiqë raportet fillestare mbërritën të premten mbrëma, por çështja e Papadopoulosit me shumë gjasë e ka zënë në befasi edhe vetë Trumpin. Presidenti e kaloi fundjavën si zakonisht duke u përpjekur të hidhte baltë tjetërkund sa për ta errësuar gjithë pamjen e ndodhisë. Të dielën, ai i quajti hetimet e Muellerit “gjueti shtrigash” dhe bëri një tweet ku thoshte që bashkëpunimi Trump/Russia nuk ekzistonte”.

Fox News dhe media të tjera konservative mesiguri do t’i mbeten lojale presidentit, dhe do të kontestojnë rëndësinë e këtyre akuzave dhe do të përpiqen të zhvendosin vëmendjen te Clintoni. Dhe ndoshta për Trumpi do të thotë në takimet e tij se nuk sheh ndonjë rus në Pensilvani, në Virgjinian Perëndimore ose në shtete tjera.

Sidoqoftë, gjasat që këto hetime të çojnë te rrëzimi i Trumpit janë pakësuar sërish. Njerëzit do të flasin. Mattew Miller, ish-folësi i departamentit të drejtësisë shkruajti: “Goditjet e koreografuara të Muellerit sot dërgojnë sinjal të qartë te secili zyrtar i Trumpit: bashkëpunoni dhe merrni një dënim më të lehtë ose rezistoni dhe gozhdohuni.” |Përktheu nga Guardian, Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?