Hetimet për ndikimin rus zemërojnë Trump

Hetimet për ndikimin rus zemërojnë Trump

Intensifikimin dramatik të hetimit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, Donald Trump e ndoqi me një zemërim të atillë që detyroi ndihmësit e tij ta këshillonin të mos i vërsulet prokurorit të posaçëm Robert Mueller. Një anëtar i partisë së tij republikane, person me lidhje të ngushta në shtëpinë e bardhë i tha CNN se […]

Intensifikimin dramatik të hetimit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, Donald Trump e ndoqi me një zemërim të atillë që detyroi ndihmësit e tij ta këshillonin të mos i vërsulet prokurorit të posaçëm Robert Mueller.

Një anëtar i partisë së tij republikane, person me lidhje të ngushta në shtëpinë e bardhë i tha CNN se ndërsa shikonte në ekranet gjigande të rezidences së tij private sesi zhvilloheshin ngjarjet orë pas ore, presidenti praktikisht “po shkumëzonte nga inati”.

Duke parandjerë rrezikun, demokratët gjithashtu bënë thirrje që Mullerit t’i lejohet pa ndërhyrje vazhdimi i hetimit në vazhdën e të cilit ish drejtuesi i fushatës së tij zgjedhore, Paul Manafort, dhe partneri i tij i biznesit Rick Gates u akuzuan për komplot për të mashtruar SHBA-në në marrëveshjet e tyre me Ukrainën.

“Sundimi i ligjit është i rëndësishëm në Amerikë dhe hetimet duhet të lejohen të vazhdojnë pa pengesa. Presidenti nuk duhet, në asnje rrethanë, të ndërhyjë në punën e prokurorit të posaçëm”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Senatorja demokrate në Komitetin e gjyqësorit, Dianne Feinstein, e beri të qartë se çdo veprim i Trumpit për të shkarkuar Muellerin do të shkaktonte “shpërthim të fuqishëm”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i cilëson hetimet e Muellerit një “gjueti shtrigash” e vazhdon t’i kundërshtojë akuzat. Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë/të paligjshëm!” shkroi ai në Twitter duke iu referuar aferës ruse. Po të hënën, u njoftua se edhe ish këshilltari i tij George Papadopoulos e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat se u kishte dhënë agjentëve federalë informata të rreme.

Ai rrefeu se ishte në dijeni të kontakteve të shumta që kishte një profesore jashtë SHBA me zyrtarë rusë, dhe se ajo dinte “të palara” lidhur me rivalen e Trump, Hillary Clinton dhe për kontakte me një “grua ruse” që mendohet se ishte mbesa e Presidentit Vladimir Putin.

New York Times shpjegon sakaq se dhe dorëheqja e Tony Podestes, i cili ka lobuar në SHBA edhe për përmirësimin e imazhit të qeverisë Berisha deri në 2013-tën, erdhi pasi ai përfundoi në lupën e Muellerit. Firma e vet Podesta grup, e cila ka humbur klientë që prej nisjes së hetimeve të prokurorit special, figuronte edhe pse jo me emër, në aktakuzën e ngritur ndaj Manafort dhe Rick Gates.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?