Haziri: Gjilani përjetë i Ibrahim Rugovës

Kandidati i LDK’së për Gjilanin, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti fitoi në mënyrë plebishitare Thotë se Gjilani do të mbetet përherë i Ibrahim Rugovës. Ai shkruan në Facebook: Fitorja plebishitare e imja dhe e LDK’së në vitin e madh të kolosit Idriz Seferi, më ka bërë krenar dhe të përgjegjshëm. Faleminderit burrave e grave, […]
Kandidati i LDK’së për Gjilanin, Lutfi Haziri, thotë se kjo parti fitoi në mënyrë plebishitare
Thotë se Gjilani do të mbetet përherë i Ibrahim Rugovës.
Ai shkruan në Facebook:
Fitorja plebishitare e imja dhe e LDK’së në vitin e madh të kolosit Idriz Seferi, më ka bërë krenar dhe të përgjegjshëm.
Faleminderit burrave e grave, të rinjtve e të rejave nga të gjitha lagjet, venbanimet e fshatrat që na bënë fitues të mëdhenj.
Ky qytet është edhe i Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit dhe i të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Gjilanit. Ky qytet është dhe do të mbetet përjetë i Ibrahim Rugovës.
Këtë mbështetje masive jo vetëm partiake, por mbi të gjitha qytetare, ua paça borxh gjithmonë. Kam me mbetë përjetë Luta i Juaj!












