Haxhiu: U vërtetua pafajësia e aktivistëve tanë, farsa tani duhet të ndalet këtu

Haxhiu: U vërtetua pafajësia e aktivistëve tanë, farsa tani duhet të ndalet këtu

  Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi kanë dalë para mediave për të folur rreth rastit të aktivistëve të kësaj lëvizjeje dhe akuzave që u janë bërë për terrorizëm. “Më shumë se një vit më parë u arrestuan gjashtë aktivistë tanë për sulmin ndaj kuvendit, atyre ju mvesh vepra më e rëndë […]

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi kanë dalë para mediave për të folur rreth rastit të aktivistëve të kësaj lëvizjeje dhe akuzave që u janë bërë për terrorizëm.

“Më shumë se një vit më parë u arrestuan gjashtë aktivistë tanë për sulmin ndaj kuvendit, atyre ju mvesh vepra më e rëndë ajo e terrorizimit. Asnjë prej tyre nuk e kreu atë sulm, por tendenca ka qenë të Vetëvendosje të shpallet terroriste”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu thotë se pushteti i asaj kohe nga dëshpërimi që t’i jetësonte dy marrëveshje të dëmshme për shtetin, nisi luftën ndaj Vetëvendosjes.

‘’Aktivistëve tanë iu mvesh vepra më e rëndë që një, pra ajo e terrorizmit. Shteti edhe një herë tregoi se veproi nga ata që e kanë kapur. Një aktivist i yni edhe vdiq, të tjerët u quajtën terroristë e gjithçka tjetër”.

Ajo ka thënë se në shumë mënyra tani është vërtetuar pafajësia e aktivistëve të VV-së.

“Është vërtetuar edhe nga forenzika që të dhënat nuk përputhen me ato të aktivistëve tanë. Si dhe raporti i FBI që thotë se nuk ka asnjë lidhshmëri mes aktivistëve dhe vendngjarjeve”, ka thënë Haxhiu ndër të tjera.

Ajo ka vazhduar të thotë se ky rast ka qenë i montuar ndaj aktivistëve të tyre.

“U desh një vit e gjysmë që edhe prokurori i rastit pranoi se nuk ka prova”.

“Nuk ka asnjë motiv që ky proces të vijojë dhe kjo farsë duhet të ndalet këtu”.

“Kërkojmë liri të plotë për aktivistët tanë dhe kërkojmë drejtësi për aktivistin tonë Astrit Dehari që me 5 nëntor bëhet një vit prej kur ka vdekur”, është shprehur ajo ndër të tjera.

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?