Haxhiu: Të shohim sa e kanë përnime LDK’ja me akuza ndaj SHIK’ut, ja çka do u kërkojmë javën e ardhshme (Video)

“Për VV asht e papranueshme që nji njeri me te kalueme te dyshimte, per bindjen time kriminale, si Kadri Veseli, me qene ne Kuvend, sepse asht imazh i keq”. Keshtu ka thane në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, deputetja e VV’s, Albulena Haxhiu. Ajo kritikon LDK’n, qe simbas saj, vetem ne kohe fushatash flet per […]
Keshtu ka thane në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, deputetja e VV’s, Albulena Haxhiu.
Ajo kritikon LDK’n, qe simbas saj, vetem ne kohe fushatash flet per SHIK’un dhe Kadri Veselin.
Por, Haxhiu njofton se, ne javen tjeter ka me i kerkue nenshkrimet e deputetëve te LDK’s per hetim parlamentar te SHIK’ut.
“LDK e ka rastin me nenshkrue dokumentin qe heton veprimtarine e SHIK’ut, e mos me perdore kete vetem ne kohe fushatash”, thote ajo.
Tue fole per punet e Qeverise dhe Kuvendit, Haxhiu theksoi se, menyrat e punes se tyne tregojne se nuk kane me pase jetegjatesi.
“Dje u pa se sa keq i ka punet Qeveria Haradinaj”, thote ajo.
Ajo konsideron se pranvera e vitit te ardhshem nuk ka me “nxanë” kete Qeveri.
Haxhiu ka kritikue edhe punen e Presidentit, Hashim Thaçi, tue thane se, ai i ka sherbye PDK’s gjate fushates per zgjedhjet lokale.
https://www.youtube.com/watch?v=5AsLNjxyTYw












