Haxhiu: Qytetarët s’ia dinin as emrin Arbanit, sa ishte ministër vdiqën 9 punëtorë në vendin e punës

Haxhiu: Qytetarët s’ia dinin as emrin Arbanit, sa ishte ministër vdiqën 9 punëtorë në vendin e punës

Depuetja Albulena Haxhiu shkruan se Shpend Ahmeti është shembulli i një kryetari të ndershëm e të guximshëm, si dhe ‘të hapur me qytetarët e pranë tyre përherë’. Në një mesazh në Facebook, Haxhiu thotë se LDK po arsyeton kandidaturën e Abrashit duke thënë se ‘ai ka përvojë në ekzekutiv’, por siç thotë Haxhiu, sa ka […]

Depuetja Albulena Haxhiu shkruan se Shpend Ahmeti është shembulli i një kryetari të ndershëm e të guximshëm, si dhe ‘të hapur me qytetarët e pranë tyre përherë’.

Në një mesazh në Facebook, Haxhiu thotë se LDK po arsyeton kandidaturën e Abrashit duke thënë se ‘ai ka përvojë në ekzekutiv’, por siç thotë Haxhiu, sa ka qenë Abrashi ministër, shumë qytetarë shpesh nuk ia kanë ditur emrin, shkruan Periskopi.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, por edhe me parë, kudo nëpër komunat tjera, qytetarët përballeshin me probleme të njëjta e të ngjashme. Komunat e tyre udhëhiqeshin nga njerëz që premtimet në fushata zgjedhore i harrojnë sapo të marrin votën e qytetarëve. Këta pushtetarë shfrytezojnë pushtetin për pasurimin e tyre, pasurojnë miqtë e familjarët me tenderë, kurse qytetarët ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e çerdheve, nepotizëm e shumë probleme të tjera.

VETËVENDOSJE! e ka dëshmuar që është ndryshe, e këtë e ka dëshmuar edhe në qeverisje. Qeverisja në Prishtinë është shembull për gjitha komunat.

Kudo ku kam shkuar, është përmendur Shpendi si shembull i një kryetari të ndershëm e të guximshëm, i hapur me qytetarët e pranë tyre përherë. Njëri që ka sjellë ndryshim e përparim. Kudo ku kam shkuar edhe jashtë Prishtinës, janë përmendur ndryshimet në Komunën e Prishtinës nen qeverisjen tonë dhe është shprehur nevoja që ky model i qeverisjes dhe modeli i kryetarit si Shpendi të shpërndahet edhe në komunat e tjera.

Kur pyeten zyrtarët e LDK-së për Arban Abrashin se pse duhet votuar, përgjigja është se ka pervojë në ekzekutiv, pasi që ka qenë ministër. Në fakt, Arban Abrashi ka qenë ministër, por shumë qytetarë as që e dinë që ka qenë ndonjëherë i tillë saqë shpesh edhe emrin ia ngatërrojnë. Ndërsa, atyre që iu kujtohet në këtë rol, mbahet mend se vetëm për një vit gjatë mandatit të tij kanë vdekur 9 punëtorë në vendin e punës dhe se nuk ka berë asgjë në zbatim të Ligjit që njeh statusin e grave të dhunuara gjatë luftës. Të dy këto janë përgjegjësi direkte të këtij ish-ministri, e realisht edhe dështime të tij.

Sot, për fat të keq e pa fije turpi, ata që e kanë shkatërruar Prishtinën për 13 vite rresht, flasin për qeverisje te mirë. Madje tentojnë të fshijnë memorien e qytetarëve të kryeqytetit, duke thënë që “lehtë përmbyset rezultati”, thua se lehtë do të mund të manipulojnë qytetarët që hoqën të zitë e ullirit gjatë qeverisjes së tyre.

Shpend Ahmeti nga qytetarëte Prishtinës mori mbështetje të madhe, dhe është njeriu më i votuar në këto zgjedhjet lokale. Qeverisja e tij u vlerësua nga organizata vendore e ndërkombëtare. VETËVENDOSJE! u dyfishua në këto zgjedhje krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013. Nga ky proces rezulton të kemi numër dyfish më të madh të asambleistëve, e besoj fuqishëm edhe 5 kryetarë komunash më shumë.

Këto zgjedhje do të mundësojnë që në secilin Kuvend Komunal përfaqësimi dinjitoz i qytetarëve të rritet duke u fuqizuar zëri ynë. Këto zgjedhje janë mundësi që përveç se në Prishtinë me Shpend Ahmetin, modelin e qeverisjes sonë të mirë ta bartim edhe në Prizren me profesorin Mytaher Haskuka, në Gjilan me Sami Kurteshin, në Dardanë me Qëndron Kastratin, në Besianë me Ajet Poterën e në Kaçanik me Basri Kodrën.

Ne do të punojmë pa u ndalur për të vazhduar ndryshimet në Komunën e Prishtinës, e për fat të mirë, tani jemi parti e parë edhe në Kuvendin Komunal. Ata që mbahen mend për keqqeverisje në mandatin e tyre dhe për sabotime e bllokime gjatë mandatit tonë, kurse na flasin për drejtësi e zhvillim , do të përballen me vullnetin e qytetarëve me 19 nëntor. Pas kësaj date, Prishtina vazhdon të bëhet, duke u realizuar 100 zotimet tona. Prandaj, Prishtina ka nevojë për Shpendin.

#Shpendiedhe4

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?