Haxhiu- deputetëve të LDK’së: Na duhen edhe tetë nënshkrime për nismën që të hetohet SHIK’u

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje disa deputetëve të LDK’së që të japin nënshkrimet e tyre lidhur me nismën për hetim parlamentar për SHIK’un, shkruan Periskopi. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu tregon se tashmë kanë 32 nënshkrime lidhur me këtë nismë dhe se u duhen edhe tetë nënshkrime të […]
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu tregon se tashmë kanë 32 nënshkrime lidhur me këtë nismë dhe se u duhen edhe tetë nënshkrime të tjera.
Ajo tutje tregon se si në mandatin e parë kishin arritur të mbledhin 27 nënshkrime, në të dytin 38 ndërsa në këtë mandat shprehet e bindur se Kuvendi mund të nisë hetimin për SHIK’un, mjaftojnë nënshkrimet e tetë deputetëve.
Lexoni të plotë shkrimin e saj:
Meqë prokuroria asnjëherë nuk ka nisur hetimet për SHIk-un dhe as që e ka ndërmend të bëj diqka në këtë drejtim, atëherë sgurisht që një hetim të tillë duhet ta bëj Kuvendi dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse ne që tri legjislatura, prej se jemi pjesë e institucioneve, kemi kërkuar hetimin e kësaj organizate kriminale dhe ilegale.
Në mandatin tonë të parë, patëm arritur t’i mbledhim 27 nënshkrime, në të dytin 38, per shkak se LDK ne mandatin e kaluar ishin në bashkëqeverisje me PDK-nê, si grup parlamentar nuk na jepnin nënshkrimet edhe për shkak se kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.
Andaj i bëj thirrje Lumirit, Dritonit dhe gjithë deputeteve tjere te LDK’së, te na japin nenshkrimet. Nismen per hetimin parlamentar e kemi gati, na duhen edhe 8 nenshkrime, perveç 32 sa i ka grupi yne parlamentar!












