Haskuka shpreson në mbështetjen e partive që s’janë në balotazh në Prizren

Haskuka shpreson në mbështetjen e partive që s’janë në balotazh në Prizren

  Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili është në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se duke pas edhe përkrahjen e elektoratit të partive tjera politike që nuk janë pjesë e balotazhit do të arrijë të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit. Haskuka gjatë një interviste për […]

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili është në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se duke pas edhe përkrahjen e elektoratit të partive tjera politike që nuk janë pjesë e balotazhit do të arrijë të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

Haskuka gjatë një interviste për KosovaPress ka deklaruar se pret ta arrijë 50 për qindshin nga votat e rreth 34 mijë votuesve që përkrahën partitë tjera për ndryshim.

 

“Mendoj që nga 60 mijë votues përafërsisht që kanë qenë do me thënë më shumë se 34 mijë faktikisht që janë edhe jashtë Vetëvendosjes dhe jashtë PDK-së kanë votuar për ndryshim dhe këta që janë dikur rreth 34/35 mijë votues të cilët nuk kanë votuar partitë të cilët kanë hyrë në balotazh besoj që do të jenë për ndryshime dhe në atë aspekt unë mendoj që do të kalojmë 50 për qindshin dhe do ta marrim udhëheqjen e komunës më 19 nëntor”, tha ai.

Pretendenti për të parin e qytetit historik të Prizrenit thotë se ai ka zhvilluar disa takime me subjektet politike që nuk janë në balotazh në këtë qytet dhe se pret mbështetjen e tyre për balotazh.

Ai beson që elektoratit i Prizrenit nuk do e votojë kandidatin e PDK-së për shkak se ky subjekt politik për 3 mandate me radhë ka keqeverisur.

 

“Shumica e qytetarëve të Prizrenit janë për ndryshim në këtë aspekt shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshimin, por kanë votuar për ndryshimin në parti të ndryshme, tani adresa e ndryshimit po del që të jetë do me thënë Vetëvendosja dhe në atë aspekt unë mendoj që të gjithë këta do të na bashkohen gjatë procesit zgjedhor për të ndryshuar gjendjen në Prizren apo qeverisjen në Prizren. Kam pas takime me të gjithë subjektet politike dhe në atë aspekt shpresoj që do të kemi mbështetjen e tyre për balotazh…Mendoj që elektoratit i shumicës së këtyre partive politike do të anoj nga unë nga siç thamë edhe njëherë PDK ka keqeverisur me Prizrenin për tre mandate dhe nuk mendoj që qytetarët do t’ia mundësojnë edhe një mandat keqeverisje edhe që problemet e njëjta të vazhdojnë“, tha ai.

Haskuka po ashtu përmbysjen e rezultati ndaj kandidatit të PDK-së, Shaqir Totja ku i ndajnë vetëm 4.075 e sheh të lehtë duke u mbështetur tek elektorati i partive politike që nuk arritën të jenë në balotazh për Prizrenin.

 

“Mendoj që është një shifër që përmbyllet shumë lehtë dhe besoj që më datën 19 nëntor  nga ata 30 mijë votues të cilët kanë votuar partitë tjera një pjesë më e madhe do të vijë nga ana jonë dhe do të përmbysim do me thënë shifrën e 4 mijëve dhe do të dalim si fitues në zgjedhjet e 19 nëntorit”, tha ai.

Pas datës 19 nëntor, duke besuar në fitoren e tij, Mytaher Haskuka zotohet se do të ia kthej epitetin e prodhimtarisë dhe punësimit qytetit të Prizrenit duke pasur fokus kryesor zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

 

“Brenda 43 zotimeve që unë pata shpalosur gjatë fushatës zgjedhore shumica e tyre janë për zhvillim ekonomik nga turizmi deri tek rritja e investimeve të diasporës në Prizren dhe besoj që Prizreni gjithmonë ka qenë një qytet i prodhimtarisë dhe i punësimit dhe për me ia kthyer këtë epitet besoj që duhet qeverisja ime për katër vitet e ardhshme”, shtoi Haskuka.

Lidhur me pritshmëritë e tyre për më shumë vota në qytetit e Prizrenit, Haskuka thotë se këtë e ka penguar edhe reklamimi i madh që kanë bërë kundër kandidatët e tij si për kryetar të Prizrenit, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të dala deri tani nga KQZ-ja ka fituar gjithsej 7 vende në kuvendin komunal të Prizrenit./B.Ibishi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?