Haradinaj takon përfaqësuesit e HENDIKOS – u premton ndihmë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e HENDIKOS-it, të prirë nga Afrim Maliqi, të cilët i kanë kërkuar pagë minumale për personat ndihmës, të atyre me nevoja të veçanta. Ata kanë falënderuar Haradinajn për takimin, duke nënvizuar se është i pari që i ka pritur në zyrë për të biseduar […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e HENDIKOS-it, të prirë nga Afrim Maliqi, të cilët i kanë kërkuar pagë minumale për personat ndihmës, të atyre me nevoja të veçanta.
Ata kanë falënderuar Haradinajn për takimin, duke nënvizuar se është i pari që i ka pritur në zyrë për të biseduar për hallet e tyre, ndërsa kreu i ekzekutivit ka thënë se shteti duhet të garantojë për ata që në tregun e punës nuk hyjnë në kushte të barabarta.
Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar se dy janë çështje që duhet proceduar: Ligji për shumën e pagesës së personave ndihmës si dhe funksionalizimi i Komisionit mjekësor dhe këto dy aspekte do të adresohen gjatë javës që vjen për zgjidhje.












