Haradinaj si rrallë herë: Hajt ta hap gojën dikush, nëse …

Haradinaj si rrallë herë: Hajt ta hap gojën dikush, nëse …

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri nuk bie në Kuqishtë, por në Çakorr. Sipas tij kjo ka qenë gjithnjë dhe do të mbetet dhe siç tha Haradinaj kush dyshon në këtë, kjo do të vërtetohet shumë shpejt. Haradinaj tha kështu në Pejë në  përmbyllje të fushatës zgjedhore, ku disa herë iu ndërpre […]

Haradinaj tha kështu në Pejë në  përmbyllje të fushatës zgjedhore, ku disa herë iu ndërpre fjala nga brohoritjet e shumë qytetarëve që ishin mbledhur në palestrën e sporteve “Karagaç”.

“E di se iu kanë bërë shumë të padrejta kësaj treve, por përnjëmend ka ardhur koha që  ne me i kryer vet punët tona, e ndoshta s’ka dert që nuk na I ka kryer askush punët tona, sepse ne i kryejmë vet. Me nga 10 kilometra si e kanë bërë rrugën Prishtinë-Pejë, i bike që edhe dhjetë vjet mos me përfunduar. Vitin që vjen me emër të Zotit në dimër e kemi të kryer. Kanë kujtuar që Rugova është një tokë e pa zot, e bëjnë park kombëtarë, ua marrin popullit se “ata nuk din dhe ju a bimë kufirin në gropë”, andaj nuk është ashtu. Aty ku kanë jetuar njerëzit tanë në Rugovë, nëpër vendbanimet e tyre s’ka më park kombëtar, është vend I njerëzve, aty do të jetojnë njerëzit. Kufiri nuk bien në Kuqishtë, por në Çakorr ka qenë dhe ka me mbetur. Kush dyshon në këtë , ka me parë këtë shumë shpejt”, deklaroi Haradinaj.

Ai duke vlerësuar kritikat e kundërshtarëve politik, ku dikush prej tyre ka thënë se “liberalizimi po vonohet”, ai u tha atyre se më nuk po kanë çka të shajnë dhe po flasin gjëra të kota.

“Kur ka pasur zgjedhje komunale nuk ka fol kush për komuna, por e kanë sharë Qeverinë, mirëpo hajt ta hap dikush gojën ta shan dikush këtë Qeveri, jo se tuten por s’kanë çka me sha. Mbasi s’po kanë çka me sha  ja kanë nisë me fol vet me vete po tregojnë gjëegjëza. Kjo Qeveri ka me i kryer krejt punët e këtij vendi.Së shpejti kemi me prit delegacione në Prishtinë që nuk kanë ardhur qe 15 vjet, është hera e parë që po vijnë në Kosovë dhe do ta shihni vet. Do që nuk po dinë ku me u kap, po thonë po na izolon Ramushi, se nuk po shkon në do dasma që po organizohen te fqinjët, mirëpo nuk jam ministër i Turizmit unë, jam kryeministër i shtetit sovran, dhe shkoi vetëm ku është interesi I Kosovës. Unë nuk shkoi në këto dasma për me marr një mëditje dhe me dal në fotografi, fotografia ime jeni ju, është populli im”, theksoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?