Haradinaj nuk ndalet së emëruari zëvendësministra, edhe sot e emëroi një (Dok)

Haradinaj nuk ndalet së emëruari zëvendësministra, edhe sot e emëroi një (Dok)

Ish kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës për zgjedhjet e 22 tetorit, Fatmir Gashi, sot është emëruar zëvendësministër i Financave nga kryeministri Ramush Haradinaj. Lajmin për emërimin në këtë pozitë, e ka bërë të ditur Gashi përmes një postimi në Facebook: Postimi i plotë i Gashit: Miq të nderuar, qytetarë të Pejës […]

Ish kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës për zgjedhjet e 22 tetorit, Fatmir Gashi, sot është emëruar zëvendësministër i Financave nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajmin për emërimin në këtë pozitë, e ka bërë të ditur Gashi përmes një postimi në Facebook:

Postimi i plotë i Gashit:

Miq të nderuar, qytetarë të Pejës dhe të Kosovës, struktura,anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, ju njoftojë se sot, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, jam emëruar zv/Ministër i Ministrisë së Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vendimin e kam pranuar pasdite vonë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj, ndërsa nga mëngjesi do të fillojmë punën bashkë me ministrin z.Bedri Hamza.

Peja po kthehet në hartën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është e qartë se pavarësisht gojëkëqinjëve, Qeveria Haradinaj çdo ditë po e kthen vëmendjen nga Peja.

Bashkë me Kryeministrin, do të punojmë për Pejën dhe për Kosovën. Peja, në mesin e dhjetëra nevojave emergjente ndër vite, veçanërisht ka nevojë për fokusin ekonomik.

Krahas angazhimit të ri, unë dhe dega e AAK-së në Pejë mbetemi në pritje të çertifikimit zyrtar të rezultatit të 22 Tetorit për komunën tonë, nga ana e KQZ-së

I jam mirënjohës kryeministrit Haradinaj për besimin e dhënë. Dalshim faqebardhë.

Sinqerisht, Fatmir Gashi – zv/Ministër i Financave

Kryetar i AAK-së – Pejë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?