Haradinaj ka një lajm të mirë për prodhuesit vendorë

Haradinaj ka një lajm të mirë për prodhuesit vendorë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për lirim nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vetë apo përmes kontraktuesit, të cilët janë autorizuar nga ATK-ja për shtyrje të TVSh së për lëndën e parë për të gjitha burimet e energjisë, të cilat përdoren për qëllime prodhimi. Qeveria po ashtu ka miratuar propozim […]

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për lirim nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vetë apo përmes kontraktuesit, të cilët janë autorizuar nga ATK-ja për shtyrje të TVSh së për lëndën e parë për të gjitha burimet e energjisë, të cilat përdoren për qëllime prodhimi.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim vendimin për lirim nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit që importojnë vetë, apo përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga ATK për shtyrje të TVSh për lëndën e parë që përdoret në proces të prodhimit, gjysmë produktet, të cilat përdoren në proces të prodhimit, të gjitha linjat e makinerive prodhuese që përdoren në hapësira prodhuese për prodhim dhe pajisjet e teknologjisë informative.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media i quajti këto vendime të guximshme dhe lajm i mirë për Kosovën.

“Sot do të ndalem te dy vendime të rëndësishme që ndërlidhen me prodhuesit e Kosovës që e liron nga akciza. Ky është një veprim i guximshëm që mund ta quaj lajm të mirë për Kosovën dhe prodhuesit”, tha ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se vendimet e marra do të kenë efekt pozitiv për sektorin privat dhe prodhuesit.

“Ne do të vazhdojmë që të krijojmë ambient të përshtatshëm për prodhuesit tanë dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?