Hamza tregon se si do të bëhet rritja e pagave

Hamza tregon se si do të bëhet rritja e pagave

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të qartë që rritja e pagave për shërbyesit civil do të bëhet në baza të produktivitetit. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që kishte me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, ku u tha se buxheti i Kosovës do të jetë mbi 2 […]

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të qartë që rritja e pagave për shërbyesit civil do të bëhet në baza të produktivitetit. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që kishte me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, ku u tha se buxheti i Kosovës do të jetë mbi 2 milardë.

Pas takimit, ministri Hamza nuk ka përmend përqindje se sa do t’iu rritet pagat por tha se nuk bënë vetëm të marrin duhet edhe të japin.

Hazma ka qenë i pa qartë kur është pyetur për skemat sociale dhe për pagesat e veteranëve të luftës. Sipas tij, fondet janë siguruar, mirëpo pret nga ministrat e linjës dhe komisioni që të bëjë kategorizimin e tyre.

“Sa i përket çështjes së pagesave për kategoritë e dala nga lufta, ligji bazik e rregullon këtë çështje…Është neni 16 a pika 2, ku kërkon që me bërë rikategorizimin e veteranëve të luftës, mirëpo një pikë më poshtë e të njëjtit nen thotë se dersa të kryhet kategorizimi i kësaj pjese vazhdohet në respektimin e ligjit bazik ..Prandaj ne jemi në momentin ku mundet me na pëlqye apo mos me na përlyere një ligj përderisa është në fuqi duhet ta respektojmë. Unë besoj, ministria e linjës, komisioni përkatës do ta kryen pjesën e vet të punës dhe do ta përmbyll ketë proces. Përndryshe ne kemi arrit që t’i sigurojmë mjetet e nevojshme për me zbatuar ligjin aktual që është në fuqi dhe e rregullon këtë çështje pa e ndryshuar lartësinë e deficitit primar dhe gjithmonë duke e ruajt neutralitetin që ne me ligj e kemi të kufizuar që gjatë rishikimit sa i përket pjesës  rishikimit në aspektin të hyrat dhe të dalat buxheti duhet të jetë neutral. Kemi vepruar në ketë mënyrë dhe ne e kemi proceduar dhe i kemi siguruar fonde të mjaftueshme që deri në fund të vitit 2017-të të realizohen këto pagesa në momentin kur na bëhet buxheti pa pengesa. Sa i përket vitit të ardhshme ne jemi të obliguar që buxhetin ta bëjmë mbi bazën e ligjeve aktuale në fuqi, nëse kryet dhe unë besoj që kryhet edhe është kërkesë ligjore edhe besoj që këtë do ta marrin në konsideratë në momentin kur të kryhet ne do të shohim se cila do të kursimet nga rikategorizimi”, tha Hazma.

Ndërsa tek çështja e rritjes së pagave të sektori publik, Hamza ka bërë të çart që rritja të reflektojë në rritje të produktivitetit. E po ashtu ka thënë se projektet kaliptale, ndërtimi i rrugëve për Pejë e Mitrovicë, do të bëhen në momentin kur përfundojnë projektet ekzistuese.

“Rritja e pagave dëshiroj me bërë të qartë që duhet të reflektoj edhe në rritjen e produktivitetit, rritjen e disiplinës edhe ngritjen e kapaciteteve. Nuk mjafton veç me kërkua rritje të pagave, nuk mjafton veç me marrë por duhet me dhënë…. Ne brenda hapësirës ekzistuese në moment kur të përfundohen projektet ekzistuese ne do t’i shtojmë projektet e reja që janë prioritet i Qeverisë”, tha Hamza.

Përfaqësuesi i misionit të FMN-së, Ndërsa Jacques Miniane ka thënë se sa i përket shpenzimeve, e këto nuk do ta rrezikojnë buxhetin e shtetit dhe pavarësisht rritjes së këtyre shpenzimeve, FMN beson se deficiti i buxhetit do të qëndrojë ashtu siç ka qenë në buxhetin origjinal.

Ai tha se është i sigurt se vitin e ardhshëm, alokimi i buxhetit do të reflektojë mbi numrin e veteranëve të luftës dhe pensionistëve dhe përkundër alokimeve, FMN beson se këto mund të vendosen brenda rregullit fiskal. Gjithashtu, ai theksoi se njëra ndër parimet për të cilat FMN-ja dhe autoritetet kosovarë ranë dakord është kontrolli i shpenzimeve aktuale, duke shtuar se prioriteti i  FMN-së është për të ruajtur ndarjen e buxhetit për shpenzimet prioritare në fusha siç janë arsimimi, energjia dhe investimet infrastrukturore. Ai tha se rritja ekonomike e menjëhershme e cila më pas do të qëndrojë e ngrirë nuk është e mirë për një shtet.

“Ajo çka është ideale, është që pagat të rriten rregullisht, por të arsyeshme dhe të qëndrueshme për tendencat ekonomike dhe kjo është synimi i rregullave reale të pagave që u miratuan në program. Në lidhje me pyetjen tuaj mbi rritjen ekonomike, ne kemi rishikuar rritjen reale të PBB-së nga rreth 3 dhe gjysmë deri në 4 për qind, për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm“, tha Miniane.

Kur u pyet se pse misioni i  FMN-së ka dështuar, ai tha se sa i përket kësaj çështje, ai duhet të përmirësojë një perceptim të gabuar, duke thënë se programi i FMN-së nuk dështoi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?