Grekët përçahen për Himarën

Grekët përçahen për Himarën

Përveç zëdhënësit të  qeverisë greke, qëndrim më të zbutur për prishjen e disa objekteve në Himarë gjatë ditës së sotme ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias. Kotzias për gazetarët ka thënë se Greqia nuk mund të ndalojë urbanizimin e një vendi të tretë, por kërkoi që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë. “Ne nuk […]

Kotzias për gazetarët ka thënë se Greqia nuk mund të ndalojë urbanizimin e një vendi të tretë, por kërkoi që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.

“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Mirëpo ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet. Muajt e fundit u munduam që të vonohet çdo plan urbanizimi i autoriteteve shqiptare, me qëllim që t’u jepeshin banorëve titujt e pronësisë. Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë.

Më tej kreu i diplomacisë helene veçoi prishjen e një pike karburanti në Himarë, për të cilën tha ai, zv.kryeministri dhe ministri i Energjisë premtuan se do t’i jepnin leje për të ndërtuar në një vend tjetër. Insistojmë që ky premtim të realizohet tha Kotzias.

Nga ana tjetër, partitë e opozitës greke, sidomos Demokracia e Re, kanë qenë më të ashpra në reagime.

Kjo e fundit i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërpresë menjëherë punimet në Himarë dhe të mos dhunojë minoritetin.

Në një deklaratë për shtyp të firmosur nga partia Demokracia e Re, si dhe shefi i departamentit të punëve të jashtë Jorgos Kumutsakos, i bëhet thirrje Tiranës zyrtare që “të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Një kërkesë i është drejtuar dhe qeverisë së Tsipras, ku i kërkohet që të reagojë menjëherë për mbrojtjen e minoritetit grek në Himarë.

Opozita greke i sugjeron Athinës zyrtare që të nisë menjëherë bisedimet mbi Himarën, përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por në dallim nga deklaratat e tjera të qeverisë greke për ndërtimet në Himarë, deklaratat e sotme të zëdhënësit të qeverisë, Dimitris Tzanakopulos dhe më pas ato të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, të lënë të kuptosh se pala greke është tërhequr nga kjo çështje, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të planit që qeveria ‘Rama’ ka për këtë zonë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve nisi herët në mëngjes, me mbështetjen edhe të forcave të FNSH-së. Banorët të cilëve u prisheshin ndërtime të tilla protestuan vazhdimisht, por nuk u lejuan nga policia që të afroheshin për të penguar fadromat e IKMT-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?