Gorani: Duam të përmirësojmë jetën e prishtinasve

Kandidatja për Asambeliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visare Gorani, ka thënë se qëllimi i tyre është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës, njofton Klan Kosova. Ajo përmendi çerdhet e reja që janë ndërtuar në mandatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. “Prishtina ka zemër të madhe”, tha ajo në […]
Kandidatja për Asambeliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visare Gorani, ka thënë se qëllimi i tyre është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Ajo përmendi çerdhet e reja që janë ndërtuar në mandatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
“Prishtina ka zemër të madhe”, tha ajo në Info Lokale të Klan Kosovës.
Gorani tha se qëllimi i tyre është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve të Prishtinës.
Sa i përket pozitës së grave, Gorani tha se pozita e tyre në Kosovë ka ndryshuar, por është larg asaj se çfarë duhet të jetë.
Sidoqoftë, në fund ajo tha se, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë bindshëm, dhe tha se do ta ketë shumicën në asamble.
Ajo synon që Lëvizja Vetëvendosje ta vazhdojë rrugëtimin e të bërit Prishtinën qytet.












