‘Goditjen’ e radhës Katalonja e merr nga Gjermania e Britania

Britania nuk do ta njoh vendimin e parlamentit katalunas, për shpalljen e pavarësisë nga Spanja. Zëdhënësi i kryeministres Theresa May ka thënë që kjo deklaratë është e bazuar në një votim i cili ishte shpallur ilegal. Ai ka shtuar që Britania dëshiron të shoh ruajtjen e unitetit të Spanjës. Edhe Gjermania mbështet qeverinë spanjolle dhe […]
Zëdhënësi i kryeministres Theresa May ka thënë që kjo deklaratë është e bazuar në një votim i cili ishte shpallur ilegal.
Ai ka shtuar që Britania dëshiron të shoh ruajtjen e unitetit të Spanjës.
Edhe Gjermania mbështet qeverinë spanjolle dhe nuk do ta njohë pavarësinë të cilën sot pasdite e shpalli parlamenti katalonas, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Sipas tij, Berlini po përcjell me shqetësim eskalimin e situatës në Spanjë, duke përmendur se shpallja e njëanshme e pavarësisë “shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Spanjës”, transmeton Reuters.
Parlamenti i Katalonisë ka votuar pro deklaratës së pavarësisë nga Spanja, përderisa parlamenti spanjoll ka aprovuar shtrirjen e sundimit direkt në këtë regjion.












