Gjendet edhe personi i dytë i vrarë në New York

Një punëtor ndërtimtarie u gjet i vdekur në një ndërtesë të Upper West Side në Manhattan dhe tani numri i viktimave është rritur në dy nga ky akt pasi dhe kryesuesi i punëtorëve më pas ka qëlluar veten. Viktima e parë sipas raportimeve u gjet e qëlluar saktësisht në katin e fundit të ndërtesës në […]
Viktima e parë sipas raportimeve u gjet e qëlluar saktësisht në katin e fundit të ndërtesës në ndërtim e sipër, teksa policia raportoi se ishin dëgjuar dhe të shtëna.
Policia ende nuk ka arritur të identifikojë dorasin pasi ky rast ende po hetohet, ndërsa ekipet e SWAT janë parë në aksion duke depërtuar në ndërtesën ku ka ndodhur akti me ç’rast dhe kanë hasur në viktimën e dytë.
Punonjësit e tjerë të kompanisë pretendojnë se personi i parë që u gjet i vdekur, ishte një ish-punëtor i pakënaqur, pasi u pushua nga puna disa ditë më parë.












