Gena tregon emrin e tij të vërtetë (Foto)

Gena tregon emrin e tij të vërtetë (Foto)

Pas një kohe të gjate larg intervistave, i ftuar sot në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Gena rrëfeu mbi karrierën dhe dashurinë e tij! Gena këndon prej 27 vitesh dhe sot është një nga këngëtarët më të kërkuar, me koncerte brenda dhe jashtë vendit! Më parë, se këngëtari të niste rrugën në muzikë, ka studiuar […]

Gena këndon prej 27 vitesh dhe sot është një nga këngëtarët më të kërkuar, me koncerte brenda dhe jashtë vendit!

Më parë, se këngëtari të niste rrugën në muzikë, ka studiuar për pikturë! Por nga buron suksesi i Genës? “Puna e madhe me veten, performancat e mia live, t’i japësh te gjithë shpirtin publikut”, thotë ai.

Emri vërtetë i këngëtarit është Brigen, por për më lehtësi ai sot njihet si Gena!

Në treg qarkullojnë shifra se Gena është një nga këngëtarët më të paguar, për çështjen këngëtari shpjegoi se pagesa lidhet me atë çka t’i je në gjendje të japësh!

“Mendoj se sa më shumë të japësh ashtu do te vlerësohesh. Njerëzit më pyesin se sa paguhem, por unë kam menaxherë për këtë çështje dhe negociatat bëhen nga ata  kam dy menaxher edhe Lorena madje është menaxherja ime”.

Përpos faktit se Lorena është menaxherja e tij, ata janë në një marrëdhënie dashurie prej 10 vitesh. Duke e shoqëruar kudo, në një lidhje direkte Lori ndërhyri në bisedë;

“Po e dëgjoja bisedën që kishit, një menaxher duhet të jetë i prerë. Është e thjeshtë të negociosh për Genën, pasi është i dashur për publikun”, u shpreh Lori.

Lori për herë të parë më tej tregoi se çfarë e tërhoqi tek Gena, në fillimet e njohjes së tyre; “Ne jemi njohur përmes një shoqërie të përbashkët, jam rritur në Greqi dhe teksa e dëgjova tek këndonte në greqisht muzika e tij më afroi me Genën”.

Pyetjes së Jonida Shehut nëse Gena është romantik, Lori u përgjigj në mënyrë direkte: “Që është i çmendur, është i çmendur, jetën ma ka zbukuruar, për dashurinë ja vlen të bësh çmenduri aq më tepër për mua!”

Nga martesa e parë, Gena ka dy vajza të cilat kanë talent në muzikë sikundër i ati!

“Marrëdhënia e vajzave të mia nga martesa e parë me Lorenën është normale! Vajzat m’u rritën shumë shpejt, vitet kaluan shpejt dhe lloji i punës që bëj nuk ka lënë mundësi tu qëndroj pranë vajzave gjatë rritjes siç do të dëshiroja!”.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya