Gazeta gjermane ua kujton udhëheqësve serbë se janë pasardhës të Millosheviqit

Gazeta gjermane ua kujton udhëheqësve serbë se janë pasardhës të Millosheviqit

  Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje debatit që ndezën në Beograd fjalët e shkrimtares nobeliste, Herta Müller, mbi mentalitetin serb ndaj historisë. Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë, ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd. Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj […]

 

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje debatit që ndezën në Beograd fjalët e shkrimtares nobeliste, Herta Müller, mbi mentalitetin serb ndaj historisë.

Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë, ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd. Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj për mentalitetin serb ndaj historisë. “Die Welt” shkruan se Herta Müller e quajti bombardimin e NATO-s si rrjedhojë logjike të luftërave të shumta të Millosheviqit. Herta Müller i rekomandon madje shoqërisë serbe të ballafaqohet me fajin.

“Shumë spektatorë reaguan të indinjuar, shtypi i afërt me qeverinë shkumëzoi, një gazetë bulevardeske madje e shfytyroi emrin e Müller – në Müll- (që në gjermanisht do të thotë plehrë. shën red.) Si përshtatet kjo me orientimin “proeuropian” të Serbisë?”

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje problemeve të shoqërisë serbe sot, ku jeta “party” e maskilizmi pompoz nuk e fshehin dot korrupsionin e thellë brenda saj. Në artikullin “Beogradi zien” nënvizohet se “ironia e historisë është se pikërisht në Beograd, ku propagandistët e Millosheviqit, (përfshirë ish-ministrin e informacionit, presidentin e sotëm Vuçiq) pretendojnë se nga këtu mbrohet perëndimi i krishterë, pikërisht në këtë Beograd, me ndihmën e fondeve të shtetit po ngrihet një projekt gjigant i financuar nga Abu Dhabi”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?