Gashi tregon se me kë është i hapur Arban Abrashi që të bashkëpunojë në Prishtinë

Arben Gashi nga LDK-ja ka folur rreth asaj se nëse partia e tij në Prishtinë është e gatshme apo jo për bashkëpunim me ndonjë parti tjetër pas balotazhit. Ai ka thënë se në shumicën e rasteve vota nuk shkon në bllok ku partia drejton votën. ‘’Nuk shkon ashtu, nuk do të thotë se shkojnë krejt […]
Ai ka thënë se në shumicën e rasteve vota nuk shkon në bllok ku partia drejton votën.
‘’Nuk shkon ashtu, nuk do të thotë se shkojnë krejt votat për kandidatin.’’, ka thënë ai në Info Magazine.
Tutje ka tregur se Arban Abrashi i LDK-së është i hapur me të gjithë për bashkëpunim, madje edhe me Vetëvendosjen nëse është nevoja.
‘’Ka hapësirë për bashkëpunim. VV i ka kushtuar gjuha absolutiste, ne nuk duam me atë apo me këtë. Mendoj që duhet parë specifikat për secilën komunë’’, ka thënë Gashi./Periskopi/












