Gashi publikon letrën që ia dërgoi Haradinajt për rastin Dehari

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka publikuar dokumentin drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, e përmes së cilës i ka bërë kërkesë për hetime të pavarura dhe të kryejë ekspertizën lidhur me vdekjen e Deharit. Ka thënë se familja e Deharit, beson se Haradinaj ka rol në këtë aspekt dhe se ai do të […]
Ka thënë se familja e Deharit, beson se Haradinaj ka rol në këtë aspekt dhe se ai do të urdhërojë angazhimin e Institutit Zviceran të zbardh rastin.
“Sipas kërkesës së prindërve të Astrit Deharit znj. Xhemile dhe Avni Dehari, sot kam paraqitur kërkesë të re drejtuar Kryeministrit z.Ramush Haradinaj, që në kuadër të kompetencave të tij të obligoj Ministrinë e Drejtësisë që të angazhoj Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne- Zvicër: Centre Hospitalier Universitaire Vaudois –CHUV për hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimit të pavaruar të kryej edhe ekspertiza të pavarura lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.













