Ganimete Musliu përplaset me deputeten e VV’së

Ganimete Musliu përplaset me deputeten e VV’së

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka thënë se edhe nëse janë 100 mijë veteranë, ata duhet t’i marrin pagat që u takojnë, shkruan Periskopi. Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit për buxhet, Musliu tha se sikur të mos ishin veteranët, sot do të flitej ndryshe në Kuvend. Më […]

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e projektligjit për buxhet, Musliu tha se sikur të mos ishin veteranët, sot do të flitej ndryshe në Kuvend.

Më pas ajo foli edhe ‘traumat’ që u përmenden në Kuvend nga deputetët e opozitës, sipas të cilëve PDK ua ka shkaktuar popullit.

“Ata që bëjnë akuza të kursehen për balotazh. Shkoni diku rehabilitoni e largone traumën. Për tri vjet zero rritje pagash në asnjë sektor. E ju që keni trauma për PDK’në, s’kemi çka me ju ba”, tha Musliu.

Asaj i reagoi deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila përmendi disa nga dështimet e qeverisë së kaluar dhe traumat që ajo tha se populli po i pëson shkaku i qeverisjes së PDK’së.

“Po Ganimete, populli është traumatizuar sepse nënat shtatzëna na vdesin në spital. Na vdesin fëmijët sepse u bie fruthi. Na vdesin fëmijët nga leukemia. Në shkolla s’kemi kushte për fëmijët. Kosova një ndër vendet më të korruptuara. 100 mijë qytetarët kërkuan të largohen nga Kosova, për shkak se ju i traumatizuat popullin. Vetëdijesimi i popullit ka filluar. Vota për Vetëvendosjen po rriten”, tha tutje Pacolli.

Më pas asaj iu kundërpërgjigj sërish deputetja Musliu.

“Po Fitore. Gropa e Kolovicës ku iu mbytë nënës fëmija a keni jep përgjegjësi. Fitore meqë jeni të traumatizuar do t’ju blejmë shtëpi në Shëngjin, do t’ju shëtisim me jaht e do t’ju japim cola cola zero. E autobusët i kemi blerë vetë me taksa tona”, tha tutje Musliu.

Sërish u përgjigj deputetja e Vetëvendosjes.

“Po ne i kemi dhënë përgjigje morale asaj nëne. Ju keni fakte për pasurinë marramendëse që e keni. Pasuria juaj është shumëfishuar”, përfundoi Pacolli./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?