Gabimi i madh i KQZ’së, emri i kandidatit të vdekur figuron si fitues i zgjedhjeve në këtë komunë (Foto)

Gabimi i madh i KQZ’së, emri i kandidatit të vdekur figuron si fitues i zgjedhjeve në këtë komunë (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen zyrtare ku po publikon të dhëna në kohë reale për ndryshimet e fundit statistikore për zgjedhjet e 22 tetorit, ka bërë një gabim për komunën e Ranilugut, shkruan Periskopi. Kështu, fituesi absolut i zgjedhjeve në këtë komunë, figuron të jetë Gradimit Nikic i Listës Serbe. Mirëpo ka një gabim […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen zyrtare ku po publikon të dhëna në kohë reale për ndryshimet e fundit statistikore për zgjedhjet e 22 tetorit, ka bërë një gabim për komunën e Ranilugut, shkruan Periskopi.

Kështu, fituesi absolut i zgjedhjeve në këtë komunë, figuron të jetë Gradimit Nikic i Listës Serbe. Mirëpo ka një gabim të madh këtu.

Kjo, pasiqë kryetari i atëhershëm i Ranillugut, Nikic, ka humbur jetën para pak mujsh në një aksident rrugës për në Nish.

Kandidati i Listës Serbe për Ranilugun në zgjedhjet e 22 tetorit, ka qenë Vladica Aritonovic.

Në fletëvotimin në të cilin kanë pasur mundësi të votojnë qytetarët e Ranilugut, ka qenë emri i Aritonovic, i cili sipas rezultateve të deritashme të KQZ’së, del të jetë fituesi i zgjedhjeve me 77, 62 për qind të votave, shkruan Periskopi.

Nga KQZ, kanë thënë se emri i Mikic figuron ende në tabelën ku po jepen statistikat për komunën e Ranilugut dhe krejt kjo si gabim teknik.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, i ka thënë Periskopit se fletëvotimi në Ranilug ka qenë në rregull por gabimi teknik në faqen e KQZ’së nuk ka mundur të përmirësohet.

“Është vetëm një gabim teknik që na ka ikur në faqen e KQZ’së por në fletëvotime, normal që ka qenë zëvendësi i tij, pra kandidati i Listës Serbe ashtu siç është e paraparë dhe qytetarët atje kanë pasur mundësi ta votojnë atë kandidat’, ka thënë Elezi për Periskopin.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?