Fosili 300 milion i vjetër, dyshohet se i përket një trupi jashtëtokësor (Foto/Video)

Shumica prej nesh nuk besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve, por kur ta shikoni këtë fosil të çuditshëm mbase mund të ndërroni mendimin. Kjo relike është në të vërtetë fosili i lashtë që frymëzoi regjisorët për të krijuar filmin e trajlerit horror të Ridley Scott, “Alien”. Ky fosil 300 milion-vjeçar, i cili frymëzoi artistin që krijoi […]
Kjo relike është në të vërtetë fosili i lashtë që frymëzoi regjisorët për të krijuar filmin e trajlerit horror të Ridley Scott, “Alien”.
Ky fosil 300 milion-vjeçar, i cili frymëzoi artistin që krijoi antagonistin jashtë-tokësor të filmave “Alien”, u vjedh, por më pas u kthye në një muze në Zvicër.
Eshtrat e këtij fosili sipas studiuesve janë të vjetra deri në 300 milion vjet, raporton “AlienBlog”, transmeton Periskopi.
Fosili jashtëzakonisht i rrallë rriti shumë imagjinatën publike kur u shfaq në Zvicër, që jo vetëm që tërhoqi shumë vizitorë, por edhe tundoi një hajdut.
Policia beson se hajduti, i cili hyri në muze dhe vodhi ekspozitën e çmimit të muzeut dinosaur Aathal – është një koleksionist fosilesh.
Javën e kaluar policia lëshoi disa foto për të ra në gjurmët e hajdutit.
Zëdhënësi i muzeut shtoi: “Është një fosil shumë i vlefshëm por edhe shumë i veçantë dhe do të jetë shumë e vështirë për këdo që të shesë ose të mbajë sekret duke pasur parasysh publicitetin rreth vjedhjes”./Periskopi/
















