Flet Ilir Deda pas rezultatit: E fituam luftën në Gjakovë

Njëri nga themeluesit e partisë Alternativa, Ilir Deda ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të ditës së djeshme, duke treguar se kjo parti pa marrë parasysh luftën që ka përjetuar ka triumfuar në betejën kryesore në Gjakovë. ”Për neve ka qenë kryesore beteja kryesore ka qenë në Gjakovë edhe po më duket që, faktikisht ne […]
”Për neve ka qenë kryesore beteja kryesore ka qenë në Gjakovë edhe po më duket që, faktikisht ne e kemi rezultatin jashtëzakonisht të mirë në Gjakovë, përndryshe duke e marrë parasysh luftën speciale kundër nesh e cila është bërë sidomos për Gjakovën.”, tha Deda për Blic.
Ai ka shtuar se janë të sigurt në fitoren e Alternativës në Gjakovë në balotazh.
”Në kushte të tilla ku edhe nuk kemi pas fizibilitet medial që nuk ka ndodh asnjëherë në zgjedhjet në Kosovë deri sot, ne besojmë thellë që do ta fitojmë Gjakovën në balotazh.”, shtoi Deda.
Duke komentuar të gjithë procesin e fushatës zgjedhore, themeluesi i Alternativës tha se ka qenë një garë e ashpër dhe jo korrekte.
”Garë shumë e ashpër dhe jo korrekte, ka pas shumë jo korrektësi, unë mendoj që Gjakova ka dit ta vlerësoj punën e drejtë të kryetares së saj Mimoza Kusarit, dhe këtë e ka vlerësuar me votë. ” pohoi ai.
Ndër të tjerash, Deda tha se është i kënaqur me përfaqësimin e Alternativës edhe në Kuvendin Komunal në Gjakovë dhe të gjithë ata që kanë pasur dyshim në suksesin e Mimozës duhet të merren në pyetje.
”Alternativa është shumë mirë e përfaqësuar edhe në Kuvendin Komunal në Gjakovë dhe mendoj që është sukses shumë i madh dhe tash ajo që duhet bërë është të pyten ata njerëz të cilët kanë menduar se Mimoza nuk do të hyn në balotazh pse e kanë pasur atë mendim.”, përfundoi Ilir Deda.
Në anën tjetër, nga zgjedhjet e djeshme lokale, partia Alternativa e cila ka garuar në komunën e Gjakovës edhe për një mandat me kandidaten Mimoza Kusari-Lila ka marrë 31.48% të votave, duke u radhitur kështu partia e dytë në këtë komunë pas AAK-së dhe kandidatit Ardian Gjini që në balotazh shkon me 40.77%.
Dje menjëherë pas rezultateve Mimoza Kusari-Lila tha për Blic se “Unë e kam ditë që jam e para në Gjakovë, veç u bindën edhe të tjerët, Gjakova edhe unë e kemi ditë që jam e para.”.
Zgjedhjet e balotazhit mbahen më 19 nëntor.












