Fjala e Saimir Tahirit në Kuvend, ku vendoset për ‘fatin’ e tij

Fjala e Saimir Tahirit në Kuvend, ku vendoset për ‘fatin’ e tij

Nisi pak pas orës 10:00 seanca e Kuvendit për imunitetin e Saimir Tahirit. I pari që mori fjalën ishte vetë deputeti socialist, i cili foli shumë shkurt. “Mirëpres çdo vendim tuajin, cilido qoftë ai. Rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, ishin fjalët e vetme të Saimir Tahirit. Me dy raporte në Kuvend, […]

Nisi pak pas orës 10:00 seanca e Kuvendit për imunitetin e Saimir Tahirit. I pari që mori fjalën ishte vetë deputeti socialist, i cili foli shumë shkurt.

“Mirëpres çdo vendim tuajin, cilido qoftë ai. Rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, ishin fjalët e vetme të Saimir Tahirit.

Me dy raporte në Kuvend, mazhoranca dhe opozita, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët në çështjen “Tahiri”. Në seancën e të mërkurës, deputetët socialistë do të votojnë kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Mazhoranca do të votojë të mërkurën vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së Saimir Tahirit, si dhe për ndalimin për daljen e tij jashtë shtetit.

Ne 23 faqe raport, Partia Socialiste ka argumentuar me detaje përse, sipas saj, dy akuzat e Prokurorisë për trafik narkotikësh dhe korrupsion pasiv, nuk bazohen në prova.

“Prokuroria nuk solli asnjë fakt apo indicie që nga përgjimet e personave të arrestuar apo në hetim, Saimir Tahiri të ketë komunikuar qoftë edhe një herë të vetme”, thuhet në raportin e Partisë Socialiste.

Mazhoranca thotë se Prokuroria kërkon ta arrestojë Saimir Tahirin pa kryer veprime hetimore, për të cilat nuk duhet autorizimi i Parlamentit dhe se as provat sekrete nuk tregojnë përfshirjen e tij.Këto argumente i kanë çuar socialistët të dalin me përfundimin se arrestimi i Saimir Tahirit është politik.

“Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Prokuroria, kërkesa ka sfond politik”.

Por opozita ka një këndvështrim krejt tjetër. Në raportin e saj prej 17 faqesh, i firmosur nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe LSI-së, opozita argumenton përse provat e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit janë të mjaftueshme.

Në raportin e saj thuhet se “për sa kohë Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, policia nuk ka kryer asnjë veprim pengues apo zbulues për aktivitetin kriminal të Habilajve, edhe pse ministri është informuar nga Shërbimi Sekret”.

Sipas opozitës, emri i Tahirit nuk përmendet vetëm një herë, por disa herë në një shtrirje kohore prej 3 vjetësh, gjatë të cilit grupi kriminal lidhet me Saimir Tahirin nëpërmjet automjetit të shitur prej tij.

“Të dhënat hetimore tregojnë se Saimir Tahiri e ka përdorur automjetin, pasi e ka shitur atë. Është e qartë se ky automjet ka shërbyer si mjet mbrojtës për grupin kriminal në kryerjen e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Sipas provave, makina është blerë me qëllim lehtësimin e trafikut të drogës dhe armëve, pasi ishte në emër të Ministrit të Brendshëm”.

Opozita e konsideron mbrojtjen e Tahirit si goditje ndaj reformës në drejtësi dhe një hap për integrimin europian.

Deputetët e saj shprehin shqetësimin se me Saimir Tahirin të lirë, Kryeministri dhe ministri i Brendshëm, nën mbikëqyrjen e të cilëve janë provat, mund t’i dëmtojnë ato dhe të bëjnë të heshtin dëshmitarët.

Raporti i opozitës përfundon me fjalinë se “Kuvendi nuk mund të bëhet kurrë strehë e krimit apo e mbështetësve direkt të tij.Një fjali që në rrethanat aktuale duket si një paralajmërim për një qëndrim eventual të opozitës ndaj Parlamentit.

Braktisja e tij nisi që të hënën me komisionet parlamentare dhe u konfirmua të martën, kur demokratët u larguan nga komisioni i ligjeve për shkak të çështjes “Tahiri”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?