Fizikani i njohur ka një teori interesante për jashtëtokësorët por edhe për fundin e botës

Brian Cox ka pohuar se të panjohurit nuk kanë një kontakt me ne për arsye se qytetërimet më të përparuara vrasin veten – edhe ne do e bëjmë të njejtën gjë. Fizikani i njohur beson se përfundimisht çdo qytetërim vret veten, prandaj nuk ka mundësi që një qenie ta mbizotërojë universin, raporton “AlienBlog”, transmeton Periskopi. […]
Fizikani i njohur beson se përfundimisht çdo qytetërim vret veten, prandaj nuk ka mundësi që një qenie ta mbizotërojë universin, raporton “AlienBlog”, transmeton Periskopi.
Profesori Cox po mbështeste argumentin e tij rreth paradoksit Fermi, i cili u pyet pse njerëzit ende janë të lidhur me jashtëtokësorët.
Në vitin 1950, fizikani Enrico Fermi, krijuesi i reaktorit të parë bërthamor në botë, doli me një paradoks rreth moshës dhe madhësisë së universit.
Këtë mister shkencëtari e argumenton se njëherë një qytetërim arrin një madhësi të caktuar ku më pas vret vetën, qoftë përmes luftës me armë të avancuar ose fatkeqësive natyrore.
Cox shtjelloi këtë teori duke pohuar se kjo është arsyeja pse ne nuk kemi parë ndonjë dëshmi të fortë për jashtëtokësorët.
Ai foli për “Sunday Times” i cili deklaroi se “Një zgjidhje për paradoksin Fermi është se nuk është e mundur të udhëheqësh një botë ku përparimi ekstrem i shkencës dhe inxhinierisë në mënyrë të pashmangshme tejkalon zhvillimin e ekspertizës politike, duke e çuar në një katastrofë”.
Megjithatë, shkencëtarë të tjerë nuk pajtohen me paradoksin Fermi dhe besojnë se Toka ishte planeti i parë në të gjithë universin për të organizuar një jetë komplekse, sipas një studimi të kohëve të fundit.
Avi Loeb i Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikë për një hulumtim thotë se “Çdo formë e jetës u bë e mundur rreth 30 milionë vjet pas Big Bengut dhe shkencëtarët parashikojnë se ekzistenca do të vazhdojë të lulëzojë edhe për 10 trilion vjet”./Periskopi/















