Filmohet afera e “blerjes” së votave për PDK-në në Fushë Kosovë

Filmohet afera e “blerjes” së votave për PDK-në në Fushë Kosovë

Kamarieri i lokalit pronë e familjes së kandidatit të PDK-së për asamblenë e Fushë Kosovës në tri raste është filmuar teksa u ofron kafe dhe ushqim klientëve të cilët futen në lokalin e familjes Kolshi e të cilëve u kërkohej të votojnë numrin 5 në listën e asambleistëve të PDK-së. KALLXO.com ka siguruar filmime ku […]

KALLXO.com ka siguruar filmime ku në të paktën tri raste kamarieri Dardan Bylykbashi ka ofruar ushqime dhe pije në këmbim të premtimit për dhënien e votës.

Në tri rastet në të cilat KALLXO.com ka edhe video filmime shihet kamarieri dhe një familjar i kandidatit tek kryejnë zotimet.

I tërë muhabeti për të siguruar vota nisë me pyetjen e kamarierit.

“A e dini asambleistin për kënd keni me votu?” Dhe pas përgjigjes JO ai kthehet duke u premtuar.

“Që s’ki, ta kisha dhanë një numër është i PDK-së”, thotë kamarieri.

Kur ai është kthyer, u ka thënë vizitorëve të lokalit se “Kafet janë prej shpisë” duke u dhënë kështu vizitkartën e Kolshit.

Kur vizitorët kanë refuzuar t’i pinë kafet “prej shpisë” një person i prezantuar si pronari i cili e ka përshëndetur vizitorët. “A e ki njet me e votu a? Jom pronari, dashta veç me ju falënderu. Mbrapa e keni numrin pesëshin, PDK. Dilni naj ditë tjetër kur të keni kohë, ju jam mirënjohës”, thotë personi i veshur me këmishë të gjelbër.

Vizitorët e parë janë larguar me premtimin se do ta konsiderojnë votimin.

Në rastin e dytë kamarieri u ka premtuar dy vizitoreve se nuk do ua paguajë pijet të cilat i kanë pirë nëse votojnë kandidatin e tij.

“A po e don dikon? Migjen Kolshin e PDK-së, numër 5 është, ta bi vizitkartën në daç… kur doni jau qes një drekë me e votu”, thotë kamarieri.

Kur është pyetur se si ta dëshmojmë që vota është dhënë, kamarieri nuk ka kërkuar dëshmi.

“E keni kryni, se kryni, ju vini edhe e hani drekën pa pare hiç”, thotë ai.

Në rastin e tretë, kamarieri u ka premtuar vizitoreve që do t’ua paguajë pijet.

“A ma votoni dikon? Kënd? Migjen Kolshin. Që ma votoni po jau qarrosi krejt qeto… marrëveshje osht kjo”, dëgjohet kamarieri duke biseduar në videon e tretë.

Në të trija rastet vizitorët kanë paguar shërbimin në lokal duke mos rënë viktima të premtimeve të punonjësve të lokalit.

Në bisedë me ekipin e KALLXO.com kamarieri D. B. ka mohuar ta ketë bërë me qëllim këtë punë.

“Kam bo hajgare s’kom pasë naj qëllim. E di që veq në një rast ju kam ofru dy vajzave po jo më shumë”, ka thënë ai.

Kur është pyetur edhe për raste të tjera, kamarieri është ankuar se “nuk ka shancë” sepse askush nuk po hyn gjatë ditës në kafiteri.

“Pronarin e kemi në asamble, është e vërtetë që veç atyre dy vajzave ju kom thanë”, ka thënë kamarieri.

Kandidati nga radhët e PDK-së Migjen Kolshi ka mohuar çdo mundësi që kjo të ketë ndodhur.

“Nuk është e vertëtë zotëri, t’u kisha lutë mos u merr me këtë sen. Kamarieri mundet me vetvetiu, amo me dijeninë time jo, unë as s’jam dal në punë as kurgjo”, ka thënë Kolshi.

Kur është sfiduar me faktin që KALLXO.com posedon filmime, Kolshi është zotuar se do të bisedojë me kamarierin

“Nëse e ka bo kamarieri është pa dijeninë time. Unë do bisedoj edhe me kamarierin se çka ka ndodhë, amo me mu njollos emri sherri i kamarierit nuk është e arsyeshme”, tha Kolshi.

Ai ka mohuar edhe mundësinë që axha i tij t’i ketë përshëndetur njerëzit të cilëve u janë ofruar pije dhe ushqim në këtë lokal.

“Lokali është i axhës…po nuk mundesh me ble n’ditë të sodit me një kafe”, ka thënë Kolshi duke pretenduar se çdo gjë që ka ndodhur ka mundur të ndodhë pa dijeninë e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?