Fehmi Ferati: VV ka ngritje në Mitrovicë, kemi dyshime për keqpërdorim

Fehmi Ferati: VV ka ngritje në Mitrovicë, kemi dyshime për keqpërdorim

Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Fehmi Ferati ka deklaruar se si parti nuk kanë ende ndonjë qëndrim zyrtar rreth asaj se a do ta mbështesin PDK-në apo AKR-në në zgjedhjet për balotazh, por personalisht ka shtuar se nuk është për asnjërën prej tyre. “Me thanë të drejtën as që na ka rënë […]

“Me thanë të drejtën as që na ka rënë ndërmend puna e koalicioneve, unë personalisht i kam qëndrimet e mia, fundi-fundit më lejohet me u deklaru. Hyrja ime në politikë ka qenë për ndryshim, dhe personalisht unë nuk jam për asnjërën prej këtyre por çka me bo tash, këto nuk janë qëndrime që duhet të shprehen, është më shumë qëndrimi që del zyrtarisht.” – ka thënë Ferati për “Gazeta Blic”.

Ai e ka shprehur shqetësimin e tij për siç ka thënë, numrin e madh të votave të pavlefshme dhe njëkohësisht ka treguar se janë duke i pritur rezultatet finale, pasi që sipas tij, ka vende ku është identifikuar vota më herët dhe se për këtë ata kanë dyshime për keqpërdorim.

“Jemi duke u marrë me këtë punë edhe pse ne jemi të shqetësuar edhe për numrin e madh të votave të pavlefshme. Njëkohësisht, jemi duke i pritur edhe rezultatet finale, sepse kemi vende ku është identifikuar vota më herët, kemi një dyshim për keqpërdorime njëkohësisht,” – ka thënë Ferati.

Sipas tij, edhe pse konsiderohet se Vetëvendosje ka shënuar rënie në këto zgjedhje, ai thotë se në fakt prej zgjedhjeve të vitit 2013-të, Vetëvendosje ka ngritje për 120% në Mitrovicë.

“Këto probabilitet, analizat që po bëhen duke marrë shembull zgjedhjet nacionale s’kanë gjë, ” – ka shtuar Ferati përderisa ka folur për rezultatet zgjedhore.

Në zgjedhjet të cilat u mbajtën më 22 tetor të këtij viti, Partia Demokratike e Kosovës me kandidaten Valdete Idrizi ka dalë si partia më votuar në Mitrovicë duke marrë 29.63% të votave, pasuar më pas nga Agim Bahtiri i AKR-së, i cili ka marrë 27,03% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur si e treta me radhë me 21,66% pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 15,67% të votave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?