FBI: Manafort komplot kundër SHBA, reagon Trump

Prokurori Special që po heton mbi lidhjet e dyshuara të Trump me Rusinë, Robert Mallër, ka akuzuar ish-shefin e fushatës së Presidentit, Paul Manafort për komplot kundër ShBA-së dhe 11 vepra të tjera penale përfshirë evazionin fiskal dhe deklaratat e falsifikuara. Këto janë akuzat e para që rëndojnë mbi persona të afërt me Trump që […]
Prokurori Special që po heton mbi lidhjet e dyshuara të Trump me Rusinë, Robert Mallër, ka akuzuar ish-shefin e fushatës së Presidentit, Paul Manafort për komplot kundër ShBA-së dhe 11 vepra të tjera penale përfshirë evazionin fiskal dhe deklaratat e falsifikuara. Këto janë akuzat e para që rëndojnë mbi persona të afërt me Trump që prej nisjes së hetimeve. I menjëhershme ka qenë reagimi i Presidentit, i cili theksoi se veprat në fjalë, nuk janë kryer gjatë fushatës, por i referohen një periudhe më të hershme.
Ish-drejtuesi i fushatës së Presidentit Trump, Paul Manafort, është akuzuar nga FBI për 12 vepra penale, mes të cilave edhe komploti kundër Shteteve të Bashkuara.
Lajmi është konfirmuar nga Prokurori Special, Robert Mallër, i cili po heton për lidhjet e dyshuara të Presidentit aktual amerikan me Kremlinin.
Manafort akuzohet gjithashtu për 11 veprime të tjera të kundërligjshme ku përfshihet evazioni fiskal, deklaratat e falsifikuara, si dhe mosdeklarimi i transfertave të parave nga llogari të huaja.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump.
Sipas liderit të Uashingtonit, akuzat që rëndojnë mbi Manafort nuk kanë të bëjnë me fushatën e tij elektorale, pasi i referohen një periudhe më të hershme.
Në postimin e tij në rrjetin social tëitter, Trump kërkoi që hetuesit të mos anashkalojnë në punën e tyre, dosjet e hapura për ish-rivalen e tij, Hillary Clinton dhe demokratët.
Paul Manafort në vitin 2016 drejtoi për disa muaj fushatën e suksesshme të Presidentit aktual. Ai dha dorëheqjen kur mediat raportuan se 68-vjeçari kishte punuar për qeverinë ukrainase të drejtuar nga ish-Presidenti Viktor Yanukovic.
Sipas ekspertëve, sjellja e Manafort përpara drejtësisë tregon se Robert Mallër po heton imtësisht mbi personat që përfshihen në rrethin e ngushtë të liderit aktual të Uashingtonit.
/Oranews.tv/












