Familjet e ushtarëve serbë të vrarë kërkojnë detaje të hetimit

Familjet e ushtarëve serbë të vrarë kërkojnë detaje të hetimit

Në përvjetorin e vrasjeve të dy ushtarëve në kazermat ushtarake në Beograd, ku dyshohej se fshihej i dyshuari për krime lufte Ratko Mlladiq, familjet e tyre u kërkuan zyrtarëve t’u tregojnë nëse hetimi ka përparuar. Janko Jakovleviq dhe Petar Milovanoviq, baballarët e të ndjerëve Dragan Jakovleviq dhe Drazhen Milovanoviq, thanë sot në një event në […]

Në përvjetorin e vrasjeve të dy ushtarëve në kazermat ushtarake në Beograd, ku dyshohej se fshihej i dyshuari për krime lufte Ratko Mlladiq, familjet e tyre u kërkuan zyrtarëve t’u tregojnë nëse hetimi ka përparuar.

Janko Jakovleviq dhe Petar Milovanoviq, baballarët e të ndjerëve Dragan Jakovleviq dhe Drazhen Milovanoviq, thanë sot në një event në Beograd me rastin e 13 vjetorit të vdekjeve të tyre se ata duan që presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq t’i takojë dhe t’i përditësojë ata në lidhje me hetimin.

“Vuçiq na premtoi se hetimi do të vazhdojë nga “pika e vdekur ku është”, por ende nuk e dimë se çfarë po bën prokuroria,” tha Janko Jakovleviq për mediat.

Petar Milovanoviq tha se Vuçiq dhe Brnabiq duhet të shpjegojnë në takim nëse ata “do të bëjnë apo jo diçka”.

Një nga avokatët për familjet e ushtarëve të vrarë, Predrag Saviq, tha ndërkohë se Vuçiq, i cili më parë ishte kryeministër, u tha familjeve në një takim në dhjetor të vitit të kaluar se dorezat e parafinës, të përdorura për teste të mbetjeve të barutit gjatë të shtënave me armë, ishin vendosur në kazerma.

Saviq tha se Vuçiq u tha atyre se “kjo ishte bërë gjatë një hetimi ushtarak nga një oficer”.

“Ne e besuam kryeministrin dhe pritëm të ndodhte diçka pas kësaj, që prokuroria të ngrinte një padi penale kundër njerëzve të panjohur për vrasje,” tha Saviq, njoftoi N1 TV.

Avokatët e familjes pretenduan të enjten se një komision i posaçëm i ngritur në dhjetor 2016 për të shqyrtuar rastin nuk kishte mbajtur asnjë seancë deri më tani.

Duke komentuar përvjetorin e vdekjes së dy ushtarëve, presidenti Vuçiq tha se komisioni kishte punuar “nën presion të madh politik”, pa u shpjeguar më tej.

Megjithatë, ai tha se komisioni tani ishte “plotësisht i lirë të punonte dhe se ka mbështetje të plotë për të arritur në përfundime të detajuara dhe të sakta”, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

Jakovleviq dhe Milovanoviq u vranë më 5 tetor 2004, ndërsa ishin në roje në kazermën Topçider.

Pas vrasjeve, Ushtria Serbe dhe gjykata e saj ushtarake nisën një hetim që rezultoi në një vendim që një ushtar vrau tjetrin dhe më pas kreu vetëvrasje.

Por një hetim tjetër, i nisur nga familjet, zbuloi se një person i tretë i vrau dy ushtarët.

Pas një hetimi tjetër të pavarur, familjet pretenduan se kishin marrë konfirmim jozyrtar se ushtarët u vranë sepse ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiq, në atë kohë një i arratisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ishte fshehur në kazermat Topçider.

Në tetor 2014, kur ai tashmë ishte në paraburgim, Mlladiq u mor në pyetje për përfshirjen e tij të mundshme në vrasjen e dy ushtarëve, por ai mohoi se ishte fshehur në kazermat në atë kohë.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë vendosi në shkurt të vitit 2013 se shteti u mohoi familjeve të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor sepse ai e hetoi rastin për tetë vjet, por nuk ngriti asnjë akuzë.

Çdo familjeje iu dhanë nga 5,000 euro si kompensim.

Për të shënuar përvjetorin e vrasjes së dy ushtarëve, grupi i aktivisteve të paqes “Gratë në të zeza”, organizoi një mbledhje përkujtimore të heshtur në Topçider të enjten.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?