Falsifikimi amator i provimit të Jurisprudencës nga Kryprokurori i Shtetit, Musliu: Dorëheqje dhe ndjekje penale

Falsifikimi amator i provimit të Jurisprudencës nga Kryprokurori i Shtetit, Musliu: Dorëheqje dhe ndjekje penale

Dje u raportua se dosja për dhënien e provimit të Jurisprudencës e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, është e manipuluar. KTV bashkë me ekipin e “Betimi për Drejtësi” për disa ditë me radhë e kanë hulumtuar nga afër dosjen e Lumezit në Arkivin e Kosovës. Siç raportoi KTV, emri i Lumezit është shkruar në tri […]

Dje u raportua se dosja për dhënien e provimit të Jurisprudencës e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, është e manipuluar.

KTV bashkë me ekipin e “Betimi për Drejtësi” për disa ditë me radhë e kanë hulumtuar nga afër dosjen e Lumezit në Arkivin e Kosovës.

Siç raportoi KTV, emri i Lumezit është shkruar në tri variante në tri dokumente të ndryshme. Ndërsa, nën efektin e dritës vërehet qartë se nën emrin e Lumezit figuron një tjetër emër, ai i Zymer Krasniqit nga Deçani.

Lidhur me këtë skandal në drejtësinë kosovare, Periskopi ka kontaktuar me autorin dhe gazetarin e emisionit “Betimi për Drejtësi, Betim Musliu i cili tha është dëshmuar se dosja e Kryeprokurorit të Shtetit është e manipuluar në tërësi.

Dosja e Lumezit është ndërtuar mbi një dosje tjetër, tha Musliu – dhe se ajo i takon Zymer Krasniqit nga Deçani.

Për këtë skandal, Musliu e pranon se kryeprokurori duhet ta shqyrtojë dorëhiqjen dhe të ndiqet penalisht.

Më poshtë gjeni përgjigjet e plota të Musliut dhënë Periskopit:

  1. Sipas hulumtimit tuaj, a po del se provimi i jurisprudencës së Aleksander Lumezit është i falsifikuar?

Emisioni Betimi për Drejtësi në bashkëpunim me KTV ditëve të fundit kanë hulumtuar me dhjetëra raste në Arkivin e Kosovës, lidhur me dyshimet e ngritura lidhur me vërtetësinë e provimit të jurisprundencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. Gjetjet e hulumtimit dëshmojnë se dosja e Kryeprokurorit të Shtetit është e manipuluar në tërësi. Asnjë e dhënë në dokumentet kyçe të dhënies së provimit të jurisprundencës në të gjitha fazat nuk përputhet në rastin e Kryeprokurorit Lumezi. Dosja e Kryeprokurorit Lumezi është ndërtuar mbi një dosje tjetër, të cilën e kemi zbuluar se i takon Zymer Krasniqit nga Deçani. Nga hulumtimi rezulton se mbi dosjen e tij është ndërhyrë me llak dhe është ndërtuar dosja e Kryeprokurorit Lumezi, në të cilën me rastin e manipulimit janë bërë gabime të shumta, të cilat dëshmojnë se dikush ka bërë ndërhyrje por nuk ka qenë i vëmendshëm që ndërhyrjet t’i bëj në mënyrë të njëjtë. Aleksandër Lumezi është në dokumente të ndyshme të provimit të jurisprundencës i shkruar mbi dosjen e Zymer Krasniqit, si Aleksandar Lumezi dhe Aleksandar Ljumezi, herë në latinie e herë në cirilic. Gjetjet e hulumtimit janë edhe më skandaloze që dëshmojnë manipulimin e dosjes në tërësi, por të cilat do të zbulohen më gjerësisht sonte pas edicionit të lajmeve në RTK në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

  1. A duhet të japë dorëheqje Lumezi pas publikimit të këtij hulumtimi, të bazuar në dëshmi konkrete?

Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është ndër pozitat më të rëndësishme në Kosovë.  Kompetencat e Prokurorit të Shtetit që udhëhiqet nga Kryeprokurori i Shtetit përfshijnë hetimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale, ku hyjnë edhe krimi i organizuar, korrupsioni i nivelit të lartë, krimet e luftës, shpërlarja e parasë e deri të krimet politike që kanë ndodhur në Kosovë pas lufte.  Një pozitë e tillë, padyshim se në një shoqëri demokratike ku zbatohen standardet minimale të qeverisjes së mirë, kërkon që të udhëhiqet nga person që ka kredibilitet dhe personalitet të pakontestuar. Në këtë drejtim, Kryeprokurori Lumezi duhet seriozisht të shqyrtoj gjithë këto rrethana me qëllim të ruajtjes së imazhit dhe kredibilitetit jo vetëm të sistemit prokurorial, sistemit të drejtësisë por edhe Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, duhet që në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë që ja jep Kushtetuta dhe Ligji për Këshillin Prokurorial ta trajton urgjentisht këtë çështje dhe të marrin vendim, përmes mekanizmave të sistemit prokurorial, që në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale të sigurohet që ky rast do të hetohet në përputhje me ligjin. Personalisht, besoj se nëse nuk do të ketë krijim të një trupe të pavarur për hetim të këtij rasti, i cili do të përbëhet nga shumica e anëtarëve që duhet që duhet të jenë nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht amerikan, britanik dhe gjerman, atëherë dyshoj se edhe ky skandal i dosjes së manipuluar do të mbyllet sikur 90 % e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë.

  1. Përveç dorëheqjes, a duhet të ndiqet edhe penalisht për këtë falsifikim?

Hetimi dhe ndjekja penale lidhur me çdo rast duhet të bazohen në fakte dhe dëshmi si rezultat i një procesi të pavarur dhe të pandikuar. Gjatë hulumtimit në bazë të dokumentacionit të ofruar në Arkivin e Kosovës, kemi gjetur dëshmi se dosja është në tërësi e manipuluar. Kjo është më shumë se e mjaftueshme që prokurorët ta marrin nën llupë ndjekjen e këtij rasti dhe rasteve tjera të dosjeve të manipuluara që ndërlidhen me provimin e jurisprundencës. Me gjasë ky skandal do të ketë përmasa të mëdha, sepse manipulimet e nuk ndalen me dosjen e Kryeprokurorit Lumezi. Çdo vendim lidhur me këtë çështje duhet të përçoj tek publiku besim, se ligji është i barabartë dhe zbatohen si i tillë për të gjithë.

  1. A është ky skandali më i madh në fushën e drejtësisë në Kosovë?

Dyshimet e ngritura lidhur me provimin e jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në fakt dëshmojnë realitetin në Kosovë, për të cilin flasim dhe argumentojmë çdo ditë si qytetar, gazetar, shoqëri civile dhe bashkësi ndërkombëtare. Edhe përkundër faktit se Kosova, që nga pas lufta është përcjell me skandale, me mungesë rezultatesh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me vjedhje të arit nëpër stacione të policisë, vjedhje të dhomave të dëshmisë, e shume skandale tjera, ky skandal i manipulimit të dosjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, pa dyshim se përbën një ndër skandalet më të mëdha në Republikën e Kosovës, i cili duhet të trajtohet më urgjencë nga organet e ndjekjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?