Faktet që demantojnë udhëheqjen komunale të Kaçanikut (Video)

Faktet që demantojnë udhëheqjen komunale të Kaçanikut (Video)

Publikimi i pamjeve të Shkollës Profesionale “Feriz Guri- Vëllezërit Çaka” të Kaçanikut, në debatin për zgjedhjet lokale “Debat Pernime“, ka ngjallur reagimin e kryetarit Besim Ilazi dhe të Drejtorisë së Arsimit të kësaj Komune. Në një bisedë përmes telefonit me KALLXO.com, kryetari Ilazi tha se gjendja e shkollës e shpërfaqur në “Debat Pernime” nuk është e […]

Publikimi i pamjeve të Shkollës Profesionale “Feriz Guri- Vëllezërit Çaka” të Kaçanikut, në debatin për zgjedhjet lokale “Debat Pernime“, ka ngjallur reagimin e kryetarit Besim Ilazi dhe të Drejtorisë së Arsimit të kësaj Komune.

Në një bisedë përmes telefonit me KALLXO.com, kryetari Ilazi tha se gjendja e shkollës e shpërfaqur në “Debat Pernime” nuk është e mandatit të tij. Sipas tij, fotoja me dërrasën e zezë të dëmtuar është e vitit 2012.

Por, kjo mohohet nga mësimdhënësi i shkollës, Basri Kodra, i cili ka thënë se fotot e infrastrukturës shkollore ku shihen tabelat e dëmtuara dhe dritat e varura janë të vitit 2017.

“Kam bërë foto të klasave pa dyer, të xhamave të thyer, të bankave të çrregulluara dhe të prishura. Kam bërë foto të tabelave që ishin tejet të shkatërruara. Disa nga këto foto edhe i kam publikuar dhe po ashtu ka pasur reagime. Nuk është diçka e re, e që ata po i shohin vetëm në emisionin tuaj”, tha Kodra.

Sipas tij, fotoja e tabelës dhe dritës së rënë në Shkollën Profesionale, janë bërë në vitin 2017, pikërisht gjatë këtij mandati të udhëheqjes komunale.

“Fotoja që duket në emisionin tuaj me tabela të dëmtuara së tepërmi dhe me vrima dhe ku shkruhet nga nxënësit sigurisht ‘prof ikëm’, është foto e realizuar me 8 shkurt 2017”, tha Kodra.

Si mësimdhënës i kësaj shkolle, Kodra ka shprehur shqetësime të tjera për gjendjen e objektit të shkollës.

Ai thotë se ka mungesë të klasave për të mbajtur mësim dhe se menaxhimi i shkollës është i dobët.

Për të parë nga afër problemet e kësaj shkolle, ekipi i KALLXO.com ka vizituar shkollën me ç’rast ka biseduar me ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zekrija Baftiu.

Ai tha se që kur ka marrë këtë pozitë, para një muaji, nuk ka pasur dëmtime të tabelave, por pranoi se ka pasur raste kur nxënësit kanë dëmtuar ato.

“Unë nuk mundem me e mohu që tabelat nuk mund të jenë të dëmtuara në këtë shkollë, mirëpo në mandatin tim ato nuk ekzistojnë dhe nuk janë evidente. Ne kemi pasë donacion për tabela prej shtetit amë (Shqipërisë), por ato tabela kanë qëndruar diku 3 muaj deri në 4 muaj dhe janë eliminuar për shkak se kanë qenë material i dobët, kanë qenë letër, dhe me lagien me shpuzë ato tabela e kanë humbur formën e vet dhe janë dëmtuar”, tha Baftiu.

Baftiu tregoi se shkolla është e vjetër dhe shpeshherë bien tabelat nga muret meqë janë të dobëta.

Po ashtu, shkolla ka probleme me hapësirë për mësim nxënie dhe ka mungesë të sallës së edukatës fizike e cila për momentin është e improvizuar.

“Shkolla ka rreth 800 nxënës të regjistruar në vitin 2017, në vitet shkollore klasat 10, 11 dhe 12. Janë të ndara në 34 paralele. Si element jo i përshtatshëm për shkollën është vërejtur mungesa e objektit për mësim. Nga 34 paralele kemi 13 klasë dhe mësimi zhvillohet në dy ndërrime dhe gjatë kësaj kohe kemi edhe klasë lëvizëse për shkak të mungesës së hapësirës së objektit shkollor”, deklaroi ai.

Në linkun e mësipërm mund ta ndiqni “Debatin Pernime” të zhvilluar me kandidatët e Kaçanikut për kryetar komune.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?