Eurodeputeti katalonas: Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën, e ka kusht

Eurodeputeti katalonas: Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën, e ka kusht

Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalonjas, Josep Maria Terricabras, ka thënë se parlamenti i Katalonjës do të shpallë sot pavarësinë e vendit duke jetësuar vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve të saj, të cilët votuan në referendumin e së dielës. Të vetëdijshëm për represionin dhe për vrasjet që mund të […]

Të vetëdijshëm për represionin dhe për vrasjet që mund të ndodhin nga qeveria spanjolle, populli katalonjas ka zgjedhur rrugën e tij drejt mëvetësisë. Në këtë pikë ata kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, kurse prej njohjeve të para presin edhe atë nga Kosova e nga Britania e Madhe.

Kur po flasim për Kosovën dhe për njohjet a do të detyrohet Serbia ta njohë Kosovën apo një gjë e tillë nuk është e domosdoshme?

Terricabras: Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Që nga Marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 Serbia ka pranuar legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Ky është një hap shumë i rëndësishëm edhe pse jo i mjaftueshëm sepse kushti i pashmangshëm për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian është që të kesh institucione të pastra demokratike dhe të respektosh vendimet e popullit, duke përfshirë ato të minoriteteve. Lufta e Ballkanit ka qenë një eksperiencë shumë mizore. Dëshiron kohë që t’i shërojë të gjitha plagët dhe t’i rindërtojë urat e dialogut. Kjo kërkon punë të madhe dhe durim.

Zotëri Terricabras, kosovarët e fituan shtetin e tyre, katalonjasit a do të ndalen në idealin e tyre?

Lëvizja për pavarësi është rritur në dekadën e fundit. Në vitin 2008, kur gjykata kushtetuese dha vendimin e saj për zhvlerësimin e autonomisë për Katalonjën, me çka shkatërruan statusin tonë të autonomisë, atëherë lëvizja për pavarësi u rrit në mënyrë të menjëhershme. Në shtatë vjetët e fundit, çdo ditë e më shumë njerëz i janë bashkuar kësaj lëvizjeje. Unë mund t’ju siguroj juve që veprimet ekstreme të ditës së diel, që ishte një eksperiencë e tmerrshme, kanë forcuar këtë lëvizje. Në fakt, veprimet e qeverisë spanjolle janë duke na ndihmuar ne çdo ditë e më shumë. Prandaj për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, jo, katalonjasit nuk do të ndalen. Ndoshta pas shumë viteve, por Katalonja tani është realitet.

Të ngjashme
Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së